MOS E BËNI! Letër e hapur për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë

MOS E BËNI! Letër e hapur për deputetët e Kuvendit të Shqipërisë

Foto ilustruese

Deputetë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë!!

Ju përshëndes!

Thjesht dhe modestisht, por edhe mjaft i preokupuar si një qytetari kësaj republike dhe si një intelektual publik i angazhuar, kam një këshillë miqësore për ju, të cilën shpresoj se një pjesë e juaja do e mirëkuptojnë.

Do të bëni gjënë e duhur, do të fitoni respektin e qytetarëve që ju kanë votuar (dhe të publikut të gjerë) dhe do të mbaheni mend për mirë nëse nesër, kur të votoni miratimin e ligjit për rritjen e pagave të punonjësve të administratës, propozoni amendimin e tij, duke kërkuar që për deputetët dhe ministrat ky ligj të hyjë në fuqi pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare (të vitit 2025), pra që rritjen e pagës ta përfitojnë ata që do të zgjidhen apo emerohen në kabinetin qeveritar pas atyre zgjedhjeve.

Përpos të tjerave, Neni 3, paragrafi (e) i Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Vendimi Nr. 61/2018) ju ndalon të vendosni për të rritur pagat tuaja si deputetë, pasi kjo është “nē konflikt interesi me detyrën” tuaj si deputetë. Ky nen kërkon që deputeti “të mos shfrytëzojë pozitën për interesin e tij personal”.

In manus tuas commendo spiritum meum!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 25/05/2023 10:57

    Jam dakort ta risin rrogen, por me dy kushte . E para : Parlamenti te mos kete me shume se 50 deputete : E dyta : Tu pritet paga per cdo diskutim jashte rendit te dites dhe prishje seance(pasi bie efektiviteti i punes)

    Përgjigju
  • minushe: 25/05/2023 10:04

    super dakort, rane dakort te dy palet ( si asnjehere per gjera me te rendesishme) vetem per pagat e tyre.Po pensionistet Sa TURP

    Përgjigju
  • Nari: 25/05/2023 09:05

    Jam plotesisht dakord me letren e zotit Tarifa . Per te njejten gje do i drejtohesha edhe une Kuvendit te Shqiperise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë