Dermatologët kanë këshilluar që gjëja e parë që duhet të bëni pas darkës është pastrimi i fytyrës nga make-upi pasi shkakton dëme të mëdha në fytyrë.

Më poshtë po ju listojmë 7 të këqijat që do i ndodhin fytyrës tuaj:

1. Irritim i syve dhe infeksion

Gjumi me sy me makiazh mund të sjellë skuqje të tyre, irritim e madje edhe infeksion te syrit.

2. Rrathë të zinj poshtë syve

Kjo mund të rrisë ekspozimin ndaj radikaleve të lira, duke bërë që të humbisni kolagjen më shpejt dhe si rrjedhojë të plakeni para kohe.

3. Bllokim

Nëse nuk hiqni nga fytyra fondotintën, mund të sjellë bllokim të poreve të lëkurës dhe krijimin e pikave të zeza

4. Lëkurë e thatë

Nëse flini me makeup, kjo mund të bllokojë depërtimin e mëtejshëm të kremrave ushqyes, ndaj nuk do mundeni dot të hidratoni lëkurën duke e lënë atë gjithnjë e më të thatë.

5. Folikula që bllokojnë qerpikët

Nëse flini pa pastruar rimelin apo penelin e syve, mund të krijohen folikula të vogla në formë dhjamore apo qime të vogla brenda lëkurës së syve.

6. Këputje qerpikësh

Nëse flini pa pastruar sytë nga rimeli, atëherë qerpikët tuaj do jenë më të dobët, do mund të këputen më shpejt dhe rrallohen.

7. Buzë të plasaritura

Buzëkuqi mund të bëjë që buzët tuaja të thahen dhe të plasariten nëse e mbani për një kohë të gjatë, le pastaj të mbahet gjithë natën.