Mos e ekzagjeroni me
konsumimin e peshkut

Mos e ekzagjeroni me<br />konsumimin e peshkut
MILANO - Peshku i bën mirë zemrës, për këtë nuk ka më dyshim, por nëse ekzagjerohet mund të ketë efekt të kundërt. Rrit rrezikun e aritmisë. E vërteton një kërkim dnez i cili u prezantua në EHRA EUROPACE 2013. Sipas këtij studimi, konsumimi i peshkut duhet të jetë mesatar, pasi konsumimi i tepërt apo i pakët është njësoj i dëmshëm për funksionimin e zemrës.
 
Doza e peshkut që garanton rrezikun më të vogël është 0.63 gram omega-3 në ditë, apo dy racione me peshk të pasur me yndyrna në javë, si salmoni,  acciughe.
 
Nëse konsumohet kjo dozë, zvogëlohet me 13 % rreziku i artimisë, për shkak të efekteteve direkte që ka Omega 3.
 
 
Të dhënat janë marrë nga Thoma Rix, në spitalin universitar danez Aalborg, pasi u studiua jeta e 57 mijë personave të moshës 50-64 vjeç.

Studiuesit thonë se konsumimi i tepërt i peshkut rrit rrezikun për aritmi të zemrës, por e kanë të vështirë të shpjegojnë se cili është mekanizmi biologjik, për këtë do të duhen studime të tjera.

Redaksia online 
(sg/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

VIDEO/ Rama i mat kohën Vuçiçit gjatë fjalimit në Samit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët