Një burrë që ishte për një safari në Tanzani u vu në kontakt shumë më tepër seç e kishte imagjinuar me natyrën dhe kafshët kur një gepard kërceu brenda fuoristradës së tij. 

Britton Hayes nga SHBA-të, ishte me një grup turistik kur tre gepardëve që kishin dalë për gjah në Gol Kopjes të Parkut Kombëtar të Serengetit iu tërhoq vëmendja nga turi.

Grupi u fokusua te njëri prej gepardëve i cili kërceu mbi kofanon e jeep-it, ndërkohë që një i dytë kërceu brenda mjetit, në pjesën e pasme. 

Hayes u shfaq vërtet i tmerruar në një video teksa gepardi po eksploron sedilet e pasme, fill pas krahëve të tij.

Momentet e frikës