'Mos ha m*t!', Mark Marku shpërthen kundër deputetit në emision: Ta hodha shishen kokës! (VIDEO)

'Mos ha m*t!', Mark Marku shpërthen kundër deputetit në emision: Ta hodha shishen kokës! (VIDEO)

Pedagogu Mark Marku u irritua këtë të martë në emisionin “Opinion”, ku po diskutohej për ligjin për median on-line. Ai tha se kryeministri Edi Rama do të kapë këtë pjesë të medias për të vendosur censurë dhe të gjitha mediat të bëhet ERTV. Gjatë fjalës së tij ndërhyri edhe deputeti socialist Musa Ulqini, që i tha se nuk po fliste mirë dhe nuk do donte që në diplomën e djalit të tij të ishte firma e pedagogut Mark Markut.

“Do të bie me bidon në kokë po më pengove të flas.'

'Mos ha m*t, kaq po të them, mos ha m*t”, iu drejtua Marku deputetit socialist.

Ky i fundit mbeti i habitur nga reagimi, ndërkohë që moderatori Blendi Fevziu, nuk ndërhyri t’i tërhiqte vëmendjen Markut për fyerjet, por qeshte.

Madje, më vonë, kur Ulqini tha se për 24 vjet nuk e kishin fyer kështu, Fevziu ndërsa zgërdhihej si idiot, i thoshte deputetit socialist “çfarë të tha, përsërite edhe një herë. Ti s’po e lije të fliste”.

Ndërsa Marku nga ana tjetër, thoshte se këta vetëm kështua marrin vesh, me dhunë.

“Ju duroni Ramën t’ju shajë dhe fyejë çdo ditë, nuk po më duroke mua”, iu drejtua ai Ulqinit.

Ndërsa më pas, iu drejtua një gruaje që punonte në Kryeministri, se i lëpinte këmbët Ramës.

Debati mes tyre:

Mark Marku: Musa të dëgjova 20 minuta…më duket sikur po dëgjon Radio Tiranën para nja 50 vjetëve…emisioni i lajmeve…partia po bën këtë po bën atë…

Musa Ulqini: Ke ardhur në komision dhe ke përdorur terma dhe unë të kam thënë një gjë …

Mark Marku: Se nuk kam ndërmend të kem frikë nga ju

Musa Ulqini: Respekto…je profesor ….në po shpreh vullnetin e atyre që më kanë votuar

Mark Marku: S’jam profesor

Musa Ulqini: Unë jam njeri i votuar Marku …Ty nuk e di kush të ka votuar dhe flas në emër të atyre që më kanë votuar. Në emër të atyre qytetarëve që i nxorët ju  në mes të natës …ti me shokët e tu i nxore në mes të natës. Në emër të atyre flas… Di vetëm një gjë Marku ta garantoj që unë fëmijën tim nuk do desha kurrë që të kishte në diplomën e tij  firmën tënde sepse nuk flitet siç flet ti nuk fyet siç fyen ti.

Mark Marku: Ti do shkollën e marksizëm-leninizëm… Do ta çosh të shkolla e partisë

Musa Ulqini: fëmijët e mi janë të shkëlqyer

Mark Marku: O Musa të lutem mos më ndërhy

Musa Ulqini: Si mund të pohosh gjëra të tillë ti, nuk arrij ta kuptoj

Mark Marku: Po më lër more të flas tani…O Blend të lutem më lë të flas …po si do mbaroj po s’më latë të flas si do mbaro

Blendi Fevziu: Mark thuaja atë që ke për të thënë

Mark Marku: Më lini pra të flas

Blendi Fevziu: Dakord po thuaje

Mark Marku: Po si të them kur më ndërhyn ai mua

Blendi Fevziu: Sepse ti merresh me politikë merru me atë që ke për të thënë

Mark Marku: Me këtë po merrem po s’të lë ai …a ka mundësi të më lini të flas apo ta lëmë këtë gjë

Blendi Fevziu: këtë po të them fol

Mark Marku: Tani më lini të flas

Blendi Fevziu: Këtë po të them fol

Mark Marku: Dhe mos më ndërprisni më se do ju shaj po më ndërhytë

Musa Ulqini: Na ke sha boll

Mark Marku: Dhe do të masakroj…do të hedh këtë shishen në kokë…boll. Boll se do ta mbyll gojën me forcë …Do ta mbyll gojën me forcë po them

Elira Kokona: Kjo është vepër penale

Mark Marku: Mos ha mut më po të them… Kaq po ju them mos hani mut më mos ndërhyni kaq po them…

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bled kulimi: 18/12/2019 10:45

    Ti blendi bashke me ate idjot Markun jeni njerzit me te ndyre qe shof.

    Përgjigju
  • Bblendi KAKA: 18/12/2019 10:21

    Shikoni se çfar fundërine është fantomasi kok zbath blendi IDJOT fejziu shikoni sa i pështir njeri si në pamje dhe në karrakter. Pty rac pise e degraduar në rac qeni.

    Përgjigju
  • Miu halve: 18/12/2019 10:16

    U komentua u komentua u komentua o wc publike o idjot.

    Përgjigju
  • ERP: 18/12/2019 10:16

    Ka nevoje t'i behet koment kesaj?!! Kush e sheh e gjykon vet nivelin. Turp te jete profesor e te edukoje brezin e ri nje njeri me kete nivel

    Përgjigju
  • GAGAÇI: 18/12/2019 10:16

    Shikoni mark mut markun super gagaçi u bo trim. Gagaçi mendon se duke bo kshu salhe bajga do ta vej në list për deputet gagaçin që e nxori me shklma jasht nga pd. Ky fundërrin gagaç ska faj se ka përball Musa Ulqinin se të kishte një burr tjetër ja tregonte vëndin gagaç mark MUTIT.E blendi fejziu më super Mut.

    Përgjigju
  • Qytetari: 18/12/2019 10:10

    Nuk hyj ne komente te permbajtjes se mesiperme.Si mundet ky qe e quani "profesor", perdor kete fjalor te ulet ne Publik ?! Si mundet te lejohen per mesim dhenie ne universitet,ne auditore me te rinj-studente,qe jane jasht politikes,persona te tille.....A ka rregulla te shkruara per limitet e "daljes publike dhe prononcimeve te natyres,plotesisht politike,per pedagoget ?? Pse gazetaret nuk ja bejne kete pyetje Rektoratit te Universitetit shteteror,por edhe te atyre private ? Shume nga emisionet TV,duhet te vene shenimin "Ndalohen shikuesit nden 16 vjeç"...Turp edhe per organizatoret e emisioneve,qe lejojne keta rrugaçe te çfaqen ne TV ! Po prinderit e studenteve qe marrin leksione nga ky pervers,nuk reagojne ?!Turp !! Qytetari

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut

Sot sondazhi i fundvitit në Report Tv/ Si ndahen mandatet në 5 qarqet më të rëndësishme! Çfarë mendojnë shqiptarët për mbylljen e TikTok-ut