'Mos harro Çamërinë', në Kuvend seancë e posaçme për përkujtimin e viktimave të gjenocidit mbi popullsinë çame

Më 27 qershor të këtij viti përkujtohet 78-vjetori i gjenocidit grek ndaj shqiptarëve të Çamërisë, pasi me ligj kjo ditë është "Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë". Ditën e sotme deputetët e grupit parlamentar “Demokraci dhe Integrim” dhe Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, kanë organizuar një aktivitete në sallën e seancave plenare në Kuvendin e Shqipërisë me temë “Mos harro Çamërinë”.

Fjalën e parë në parlament e ka mbajtur kreu i fondacionit “Hasan Tasini”, Alket Veliu, i cili ftoi edhe të ftuarit në sallë të mbanin fjalën e tyre në nisje të Javës Çame, ku do të kulmoi më 27 Qershor, në varrezat monumentale në Kllogjer, Sarandë, në nderim dhe kujtim të jetëve të humbura nga Gjenocidi Grek mbi popullsinë e pafajshme të Çamërisë, 77 vjet më parë. Kreu i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi tha sot është rasti që njerëzit të shohin dhe kujtojnë përmasat.

“Është rasti që njerëzit të shohin dhe kujtojnë përmasat, por sigurisht dhe shumë rrëfenja nga dëshmitarë okularë. E nisim javën çame pikërisht këtu sot”, tha sot kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi.

Nga masakrat dhe gjenocidi grek masiv ndaj popullsisë çame në vitet 1944-1945 mbetën të vdekur mijëra shqiptarë të Çamërisë dhe mijëra të tjerë u shpërngulen nga tokat e tyre për në Shqipëri, Turqi dhe vende të tjera. Nga masakrat dhe shpërnguljet masive që filluan më 27 qershor të vitit 1944 u spastrua etnikisht një popullsi prej 35.000 banorësh, shqiptarë muslimanë. Nga kjo fushatë spastrimi u vranë rreth 3000 persona, të moshuar, fëmijë gra, popullsi civile dhe mbi 2000 të tjerë vdiqën nga kushtet e vështira të jetesës dhe shpërnguljet, ndërsa u dogjën edhe mijëra shtëpi. Shqiptarët e Çamërisë pas gjenocidit u vendosën në zona dhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, si në Sarandë, Konispol, Tiranë, Elbasan, Fier, Lushnje dhe Kavajë, duke vazhduar të ruajnë kulturat dhe traditat e tyre.

Kujtojmë se Kuvendi i Shqipërisë në vitin 1994 ka miratuar ligjin për shpalljen e 27 qershorit në kalendarin kombëtar si "Dita e gjenocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga shovinistët grekë". Për këtë ditë, disa ditë më parë Shoqata Çamëria dhe PDIU organizuan pelegrinazh në Varrezat e Kllogjerit, në Konispol, për 75-vjetorin e gjenocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, në vendin ku humbën jetën mijëra çamë, të cilët u larguan me dhunë nga trojet e tyre.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fahri Dahri: 30/06/2022 16:27

    Përshëndetje pjesmarrësve në kujtimin e 78 vjetorit të gjenocidit grek ndaj shqiptarëve autoktonë të rajonit të Çamërisë. Një veprimtari që mban përherë të gjallë kujtimin e viktimave të të gjitha moshave, të atyre që rrugëtuan gjatë këtyre 78 viteve larg konakut mijëra vjeçarë dhe janë ndarë me maraz nga kjo jetë. Trashëgimtarëve të pa shterur të tyre dhe gjithë bijëve e bijave të etnisë shqiptare, të cilët ndjenë dhe do ndjejnë boshllëkun që u a kanë shkëputur nga gjoksi një pjesë të truallit, zemrës. Nuk diskutohet Çamëria ekziston, sepse është materie,është memorie, është vazhdimësi dhe vërtetësi. Harrohen Zotat e saj? Harrohet Dodona? Harrohen lumenjtë Aheron? Po lumi Vuv që varkatari transportonte trupat- meitë nga njlra anë në tjetrën të lumit dhe i dërgonte tek Zoti Hades? Po si mund të harrohen Gitanët,apo gjithë fisi thesprot i lindur atje para grekëve? Dhe sa e sa të tjera të veçanta të ndodhura në atë tokë të shënjtë që Homeri i "detyruar" ka shkruar Odisenë dhe mikpritjen, bujarinë e mbretit tgesprot Pheidon? Jo more shpirtvegjël grekë, nuk harrohet Çamëria, përkundrazi me pak dije historike që mund të keni ju, duhet të kërkoni edhe me akademinë e R.SH.që ajo të shpallet e shënjtë dge nën mbrojtjen UNESK-os. E kuptoni sa shumë miopi po vërtitet ndaj saj, nga ata që i ka nposhtur egoja verbuese e ideve të "Megalloidesë". Së fundi më tërhoqi një shënim ku thuhetse shkrimi është postuar nga: Shoqata patriotike çame". Po Shoqëria politike atdhetare Çamëria" (SHPAÇ),ku bëhet?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)