Ish-kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu ka komentuar deklaratën e ish-kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha pasi është shpallur “non grata” nga SHBA.
“Mos i besoni përrallat me SOROS”, shkruan përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook Spahiu, duke iu referua komentit të Berishës i cili tha se nuk është akuzuar asnjëherë për abuzim të fondeve publike dhe ka “gjetur fajtor” multimilarderin George Soros të cilin e sulmon duke e akuzuar se ai është i korruptuari kryesor i politikanëve dhe një armik i vërtetë i demokracisë në vendin tonë.
Spahiu shkruan se vendimi për shpalljen “non grata” të familjes Berisha u mor në dhjetor 2018 nga qeveria republikane e Trump, që sipas tij është njeriu më anti-soros në planet.
Ai shtoi se demokratët amerikanë thjesht bën publike vendimin e republikanëve.
Në fund ai ka paralajmëruar të tjera fakte duke theksuar se pas 2 muajsh do të publikohet dosja.
Ditën e djeshme sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri me dije se ish-presidenti dhe ish-kryeministri Sali Berisha dhe familja e tij janë futur në listën e zezë nga SHBA. Sipas Blinken aktet të korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri.
Lajmi kryesor: