Shumica nga ne i hedhim lëvoret e frutave, por ato mund të aromatizojnë ambientin, mund të thahen, mund të karamelizohen, mund të kthehen në pije alkoolike e salca.
Janë të shumta mënyrat për të përdorur lëkurat e tyre.
Përdorimi i lëkurave të agrumeve për pastrim
Mjafton të masazhoni lëvoret në sipërfaqet që kanë nevojë për pastrim dhe ato do t’u rikthejnë shkëlqimin e mëparshëm këtyre sipërfaqeve. Mund të pastrojnë shumë mirë furrat, lavastoviliet dhe sipërfaqet e bakrit.
Lëvoret e grira të limonit të përziera me ujë e kripë të trashë pastrojnë më së miri fundin e makinerisë së kafesë. Gjithashtu lëvoret e grira të limonit veprojnë ai anti-kalkare për bolierin tuaj.
Përziejini me gjysmë gote uthull dhe kalkaret tuaja do të shpërbëhen për një orë.
Aromatizimi i shtëpisë në mënyrë natyrale
Aromatizimi i shtëpisë në mënyrë ekologjike është shumë i rekomanduar, sidomos pas studimeve të ndryshme që konstatojnë se spray-t aromatizues të tregut janë shumë të dëmshëm për shëndetin.
Për të përgatitur dezinfektues
Lëkurat e thata të frutave të përziera me uthull dhe ujë të distiluar krijojnë dezifektues dhe pastrues të shkëlqyer për shtëpinë. Në këtë mënyrë evitoni substancat e dëmshme kimike për ambientin dhe shëndetin.
Salcë me lëkurët e mollëve
Me lëkurat e frutave mund të bëhen salca të shijshme për të shoqëruar perimet në furrë dhe janë shumë të thjeshta për t’u përgatitur. Shembull: 500 gr lëkurë mollësh, 150 ml perimesh, gjysmë limoni, 2 qepë të kuqe, 2 lugë vaj ulliri, pak kanellë, pak karafil, 2 gjethe sherebelë, 2 kokrra dëllinje, kripë.
Hidhni lëkurët e mollëve në një tenxhere bashkë me lëkurët e limonit, brodon, erëzat, dëllinjën dhe sherebelën. Lërini në zjarr të ulët derisa të ziejnë.
Grini qepët dhe vendosini në një tigan me pak vaj. Shtoni pak ujë, kripë dhe lërini në zarr të mesëm. Më pas rrisni nxehtësinë që lëngu të avullojë, përzieni masën me lëkura të grira dhe erëza dhe kalojeni në frulator derisa të bëhet salcë homogjene. Rregullojeni me lëng limoni e kripë.
Përgatisni liker limoni (limoncello)
Me lëkurat e limonit mund të përgatisni një limoncello të bërë vetë. Zgjidhni limonë biologjikë. Një gotë limoncello është mënyra më e mirë për të mbyllur vaktet e bollshme të drekës së dielës.