Mos i ndani! Efektet e shumta
shëndetësore të misrave

Mos i ndani! Efektet e shumta<br />shëndetësore të misrave
Misrat janë të shijshëm, por janë edhe të shëndetshëm. Konsumi i misrave është i dobishëm për një sërë aspektesh shëndetësore. Misrat ndihmojnë:

Zemrën, pasi ulin nivelet e homokisteinës.

Diabetin, pasi përmbajnë karbohidrate rezistente, të cilët ndihmojnë funksionin e insulinës. Trurin, në sajë të vitaminave B që përmban me shumicë aparatin tretës, ku shërben si një prebiotik i shkëlqyer duke e mbrojtur zorrën e trashë nga kanceri.

Shikimin, pasi është i pasur në luteinë dhe beta-karroten.

Kujdes: misrat e pjekur në rrugë nuk janë alternativa më e mirë, pasi shpesh ata janë të djegur dhe përmbajnë substanca të transformuara në të dëmshme, kryesisht për stomakun.

Dietologët dhe mjekët sugjerojnë që misrin ta konsumoni sa më shpesh të zier, në sallata dhe supa. Nëse e preferoni të pjekur, përpiquni ta realizoni vetë duke e spërkatur më parë me pak vaj ulliri dhe duke e pjekur ngadalë, larg flakëve.  Në fund mund ta shërbeni me pak piper djegës dhe limon jeshil. /Shije.al

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike