‘Mos i shkoni pas, për hallet e veta s’kursen shqiptarët, Nikolla: Me aventurën e 6 dhjetorit, Berisha përbalt Shqipërinë dhe shqiptarët

‘Mos i shkoni pas, për hallet e veta s’kursen shqiptarët, Nikolla: Me aventurën e 6 dhjetorit, Berisha përbalt Shqipërinë dhe shqiptarët

1668879826_20220224104945kyiv696x431.jpg

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e saj të ‘Instagram’ lidhur me paralajmërimin e Sali Berishës për protestë në 6 dhjetor si kundërvënie ndaj vizitës së liderëve europian  të cilët do vijnë në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Nikolla shkruan se me këtë aventurë, Sali Berisha nuk sulmon Qeverinë dhe Partinë Socialiste, por përbalt Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Si Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, kam respektuar dhe do të vijoj të respektoj opozitën dhe të nxisë aksesin dhe hapësirat e saj në Kuvend dhe në jetën politike.

Në drejtimin e Kuvendit të Shqipërisë, në veprimtarinë parlamentare dhe jetën publike nuk kam mbajtur asnjëherë qëndrime të frymëzuara nga përkatësia ime politike e partiake.

Por kur vjen puna për dinjitetin e Shqipërisë, nuk mund të hesht!

Me aventurën e 6 dhjetorit, Sali Berisha nuk sulmon Qeverinë dhe Partinë Socialiste, por përbalt Shqipërinë dhe shqiptarët!

Me thirrjet dhe veprimet e veta, Sali Berisha njollos rrënjët dhe identitetin evropian të shqiptarëve dhe kërkon të vendosë pengesa në rrugëtimin evropian të Shqipërisë!

Thirrja ime për qytetarët e Tiranës dhe gjithë Shqipërisë është që ditën e Samitit të BE-së në Tiranë ta shndërrojmë në një ditë feste e përgjegjësie kombëtare!

Mos i shkoni pas një njeriu që, në emër të hallit të vet, nën pretekstin e luftës politike kundër Qeverisë, nuk kursen as Shqipërinë!”- shkroi ajo.


Lajmi kryesor:

Berisha protestë ditën e samitit të BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, blloku i socialistëve e dënon: Turpëron shqiptarët


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike

Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin për dhënien e bursave për vitin shkollor 2024-2025 dhe ushqim falas në shkollat publike