Mos ja vini re Ilir Metës, Shehrazadja i ka hyrë nën lëkurë! Le ta lëmë të qetë në 'çmendinën' e tij

Mos ja vini re Ilir Metës, Shehrazadja i ka hyrë nën lëkurë! Le ta lëmë të qetë në 'çmendinën' e tij

Presidenti Ilir Meta

Ka 30 vite që bën korrupsion, plaçkitje, zhdukje dëshmitarësh, shantazh, intriga, plane destabilizuese, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim me pasurinë, falsifikime, krime zgjedhore, ndërhyrje të paligjshme, shpërdorim detyre çdo javë, trafikim pasaportash, pazare me dekoratat, afera ndërkombëtare, trafiqe, cënim të sigurisë kombëtare, përdhosje të Kushtetutës etj etj.

Pasi ka bërë çdo gjë të mundëshme dhe të pamundëshme, në këtë vënd. Tani na është shfaqur si Shehrazadja e përrallës. Historia e Shehrazades është pak a shumë kështu.

“Një herë mbreti persian Shahriar, kapi gruan me dashnorin. E vrau. Nga ky moment ai martohej, flinte një natë dhe të nesërmen e vriste gruan e re. Shehrazadja, ishte e vetmja që arriti t’i shpëtonte këtij rregulli dhe të qëndronte mbretëreshë.

Ajo, çdo natë i tregonte mbretit histori e përralla duke i zgjatur e tjerrur ato pa i mbaruar asnjëherë, deri sa mbretin e zinte gjumi. Kurioziteti që mbërthente mbretin për fundin e tyre, sepse e zinte gjumi gjithnjë, e mbajti Shehrazaden gjallë për 1001 net”

Një nga gjenitë e fushatave elektorale në USA Karl Rove, u sugjeronte shpesh politikanëve të përdornin strategjinë e Shehrazades si strategji të tyren.

Ai u thoshte se kur politika juaj dështon, ju (Shehrazadja) duhet të filloni të shpikni dhe tregoni histori e justifikime sa më të bukura që të mbajnë mbërthyer, në mënyrë që votuesit (mbreti)mos ta kenë më mendjen tek dështimi juaj, derisa kjo gjë të harrohet.

Si duket Ilir Meta ka dëgjuar për herë të parë një Amerikan. Çdo intervistë, cdo reagim që bën Ilir Meta është e tëra stil Shehrazade. Çdo ditë Ilir Meta na flet për sigurinë e votës, madje ka marrë dhe një “hanxhar “ në dorë për të ndëshkuar ata që prekin votën.

Por kur i dalin ata të LSI-së duke blerë votën. Ilir Meta hesht. E këtu duket njësoj si përrallat Shehrazades që janë të papërfunduara.

Ai këmbëngul që do i mbarojë së treguari ato, por që të dëgjoni fundin, Shqiptarët duhet të vazhdojnë e të durojnë “çmëndurinë e tij”.

Unifikimi dhe propaganda e “luftës imagjinare” që Ilir Meta ka në kokë, thuhet se është e lejueshëm vetëm në kohë lufte. Për interesa kombëtare.

Po kundër kujt është Meta në luftë? Kundër shqiptarëve? Kundër atyre që e kanë kuptuar se kanë një president të sëmurë? Ka luftë me Lulzim Bashën? Apo me Edi Ramën? Me kë e ka?

Është shumë e vështirë ta kuptosh sot Ilir Metën. Pasi në lëkurën e tij ka hyrë Shehrazadja. E cila(dmth Ilir Meta) vazhdon të tregojë përrallën e tij të pafundëme.

Që përrallat e tij të jenë të besueshme, ai ka injektuar atyre mbidozë të dramës morale, të luftës së të mirës me të keqen.

Gjëndjen psikologjike të Ilir Metës e ka përshkruar dikur në zagori K.Th. Spiri i cili shkruante:

“U trete, Kico, u trete,

Rrugës shkon e flet me vete,

Ke ca brenga, ke ca derte,

Nuk tregon dhe heq me vete…

Por një hall i madh më gris:

Komiteti i Partisë,

Bilbilin e Zagorisë

Nuk e lë të pijë sisë.”

Prandaj le ta lëmë të qetë presidentin në “cmendinën” e tij. Mos u merrni më me Shehrazaden upsss më flani doja të thoja Ilir Metën.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Like: 13/04/2021 18:04

    Kur e dini qe like injoranti e kokemadhi " Ka 30 vite që bën korrupsion, plaçkitje, zhdukje dëshmitarësh, shantazh, intriga, plane destabilizuese, pastrim parash, fshehje pasurie, mashtrim me pasurinë, falsifikime, krime zgjedhore, ndërhyrje të paligjshme, shpërdorim detyre çdo javë, trafikim pasaportash, pazare me dekoratat, afera ndërkombëtare, trafiqe, cënim të sigurisë kombëtare, përdhosje të Kushtetutës etj etj" si mundet qe ky person vazhdon akoma. Pale na donte dhe pasaporta diplomatike per soj e sorollop, rrace e qelbur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)