'Mos kurseni askënd për shitblerjen e votës', Çuçi 'urdhra' krerëve të policisë: Duhet të përgatitemi! Nuk dihet çfarë reagimesh do ketë pas leximit të votave

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e 25 prillit, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një mbledhje me drejtuesit qendrorë dhe vendorë të Policisë së Shtetit në një takim virtual për të diskutuar mbi mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.  Çuçi nënvizoi se duhet të përgatitmi për mbas ditës së zgjedhjeve, pasi policia ka një rol të rëndësishëm, sidomos gjatë numërimit të votave.

'Duhet të marrim masa dhe të përgatitemi për një proces më të gjatë numërimi dhe të kemi gatishmëri të plotë, që nga dita e fillimit të numërimit, e deri në daljen e rezultatit për subjektet politike. Duhet të përgatitemi për çdo gjë se nuk dihet se çfarë tensioni mund të ngrihet nga leximi i rezultatit dhe reagimi emocional i partive të ndryshme për pritshmëritë që kanë nga këto zgjedhje.'- tha Çuçi.

Çuçi tha se është shumë e rëndësishme që Policia e Shtetit të ruajë standardin e arritur dhe të vlerësuar pozitivisht në raportet e OSBE/ODIHR.  Po ashtu ministri i Brendshëm nënvizoi se në zbatimin e ligjit dhe sidomos goditjen e fenomeneve që lidhen me krimet elektorale, nuk duhet të intimidoheni nga asnjë subjekt politik apo persona të lidhur me to.

Sipas tij, kjo javë do të jetë më intensivja përsa i përket krimeve zgjedhore, ndaj kërkoi pjekuri dhe reagim të menjëhershëm për goditjen e çdo rasti të mundshëm.

'Mos u intimidoni nga asnjë forcë politike, qoftë kjo edhe Partia Socialiste. Politika të bën pis dhe e di shumë mirë që për të arritur qëllimet e tyre politikanët sulmojnë institucionet, dhe mendojnë se mund të krijojnë ca kredo politike, por mos u intimidoni. Të jeni sa më profesionistë edhe në reagime. duhet të ketë një linjë të përqëndruar të reagimit. Ne duhet të veprojmë pak më shumë në mënyrë proaktive, me gjithë instrumentat që ka policia në dorë, për të gjurmuar dhe për të fiksuar prova dhe për të kapur në flagrancë njerëz që kryejnë krime elektorale. Në këtë javë rritet intensiteti për të kryer veprime që janë krime elektorale sidomos me shitblerjen e votës. E kam me shumë merak këtë gjë dhe do të doja rezultate në lidhje me këtë pikë, mos kurseni askënd në lidhje me të pikë. Duhet të kemi një angazhim të plotë dhe të ruajmë një standard që tashmë është krijuar.'- tha Çuçi.

 

M.Q./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asl: 19/04/2021 20:12

    Perse hap panik kot Bledar çfare do ndodhe asgje,n.q.s ke frike jep doreheqje.Nga kjo perfitojne opozita dhe ben çfare i do qejfi.Mblidheni mendjen dhe i tregoni vendin kujtdo qe shkel ligjin,pa ngjyre politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen