Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji paralajmëron se disponon një tjetër përgjim të Albert Veliu, gazetarit Jetmir Olldashi dhe njeriut që sipas tij është bashkëpunëtori i Agron Xhafajt në trafikun e drogës.
Salianji thekson se në audio dëgjohet zëri i bashkëpunëtorit të Agron Xhafajt i cili i thotë "dëshmitarit X" mos eja të më kërkosh 10 kg drogë, por 100 kg e sipër.
Ka një deklarim publik nga gazetari Jetmir Olldashi i cili më ka sjellë audiopërgjimin e publikuar por edhe pjesën tjetër ku duken persona të lidhur me krimin, me Xhafajn, bëjnë trafik kanabisi në mes të ditës.
Në përgjimin që disponohet nga PD, shihet zëri i gazetarit, bashkëpunëtorit edhe trafikantit tjetër i cili është zari i Agron Xhafajt, ku i thotë mos më eja për 10 kg drogë, por për 100 kg e sipër.
Ervin Salianji, deputet i PD
Salianji dy orë në Prokurori
Ervin Salianji ka dëshmuar për rreth 2 orë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Ai tha se Agron Xhafaj u largua në drejtim të Italisë për të mbuluar implikimin e tij në trafikun e drogës dhe pengimin e hetimeve për bashkëpunëtorët.
Qeveria është e përfshirë në mbrojtje të krimit, për të mbuluar gjurmët e krimit. Agron Xhafaj i kapur me zë dhe figurë, nuk është në Shqipëri, është larguar për të mos bërë të mundur zbulimin e aktivitetit kriminal, bashkëpunëtorëve të tij dhe të gjitha fakteve të tjera.
Prokuroria është e përfshirë më shumë në kallëzimin e rremë që ka bërë XZhafaj, sesa në kapjen e grupit kriminal. Shpejtësia duhet të jetë në zbulimin e grupit të strukturuar krimnial. "Unë nuk jam Ervin Salianji", këtë lloj përgënjeshtrimi bënte edhe Agron Xhafaj, duke thënë se nuk e njoh bashkëpunëtorin.Ervin Salianji, deputet i PD
Lajmi kryesor: