"Mos ndal hapin", apeli nga Tirana
i të rinjve kosovarë dhe shqiptarë

i të rinjve kosovarë dhe shqiptarë">
TIRANE - “Rini mos e ndal hapin! Merr pjesë dhe ti”. Nën këtë moto rinia shqiptare dhe ajo kosovare është bërë bashkë për të organizuar një sërë aktivitetesh kulturore dhe artistike në Tiranë. Ky organizmi vjen falë marrëveshjes së përbashkët te nënshkruar mes Shqipërisë dhe Kosovës në ditën në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë.
 
Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Sociale në Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Merita Xhafaj ka garantuar se të rinjve do t’i kushtohet vëmendje e veçantë, ndërsa u kërkoi edhe institucioneve të tjera të të dy vendeve të angazhohen për të dëgjuar më shumë zërin e rinisë. 

“Jemi të angazhuar që zëri i rinisë të jetë në të vërtetë një zë i fuqishëm, të jetë një zë i fuqishëm në të gjitha tryezat, të jetë një zë i fuqishëm në vendimmarrje në politikbërje në punësim dhe në të gjitha sferat ku rinia e shikon dhe e gjen vetën jo vetëm për ata të rinjtë të cilët i kanë mundësitë dhe kushtet por edhe për ata të rinj të cilët kanë nevojë” , - u shpreh Xhafaj.

Drejtori i rinisë së Kosovës Xhevat Bajrami ka shprehur se këto aktivitet janë vetëm fillimi bashkëpunimit.

“Në bazë të memorandumit ne kemi disa aktivitete të përbashkëta jo vetëm 12 Gushti si Dita Ndërkombëtare e të Rinjve por do të kemi dhe javën e rinisë do të kemi shkëmbime mes të rinjve dhe ideve tona të përbashkëta po ashtu do të ketë dhe shkëmbime në mes të zyrtarëve nga dy drejtoritë për rini kulturë dhe sport”, - tha Bajrami.

Më pas aktivitetet kanë vazhduar në Qendrën Rinore të Tiranës, ku është zhvilluar konkurs fotografie me temë “Varfëria, Pabarazia dhe Arsimi Cilësor. Ndërsa në Pedonalen e Tiranës, piktorët e rinj do të punojnë për 6 orë piktura me temë “Youth Civic Engagement”. Axhenda e aktiviteteve të përbashkëta Shqipëri-Kosovë për Ditën Ndërkombëtare të Rinisë do të mbyllet në orët e vona të së mërkurës me një koncert në Pedonalen e Tiranës me pjesëmarrjen e disa këngëtarëve shqiptarë.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin

Ilir Yzeir: Rri e rri e trazo hirin