Demokratët e pakënaqur me Sali Berishën, i cili përjashtoi 5 rivalë nga gara për kreun e PD, nuk kanë hezituar që t’i çojnë Berishës një mesazh. Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji, një nga të përjashtuarit nga gara, ka publikuar disa foto në rrjetin e tij social Facebook, ku demokratë në fletën e votimit nuk kanë votuar për Berishën, por kanë shkruar emrin e Salianjit. Ky i fundit u shpreh mirënjohjen që braktisën farsën e uzurpimit.
“Falenderim dhe mirënjohje për çdo demokrat që sot ka zgjedhur të shënojë qartësisht preferencën e tij. Po më vijnë qindra mesazhe dhe foto nga demokratë që, përmes votës, shkrimit të emrit apo refuzimit të farsës, po tregojnë se Partia Demokratike nuk është pronë personale. Ju jam mirënjohës secilit nga Shkodra në Korçë, Vlore, Kukës, Fier, Dibër, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Lezhe, Durres e Tiranë. Nga çdo degë po vërshojnë reagimet dhe fotot e fletes se votimit!
Falenderim edhe për mijëra demokratë të tjerë që e kanë braktisur dhe përbuzur farsën e uzurpimit të Partisë Demokratike për interesa personale. Kur gara vritet, kur alternativa përjashtohet dhe kur vula përdoret për të mbajtur peng opozitën, demokratët dinë të reagojnë me dinjitet.
Këto mesazhe janë më shumë se mbështetje personale. Janë një refuzim i frikës, i imponimit dhe i shndërrimit të PD-së në një strehë për interesa personale! Ne nuk dorëzohemi. Do ta çmontojmë këtë farsë me kurajo, me demokratë të lirë dhe me besimin se Partia Demokratike do t’u kthehet anëtarëve dhe qytetarëve”, shkruan Salianji.
Nga ana tjetër, Evi Kokalari ka bërë thirrje për bojkot duke thënë se Sali Berisha dhe Albana Vokshi kërkojnë sot prezencën e anëtarësisë sa për sy e faqe dhe se vota e tyre nuk ka asnjë vlerë për ta.
Lajmi në përditësim...
Pasi Sali Berisha nuk e lejoji që të merre pjesë në garën për kreun e Partisë Demokratike, Evi Kokalari ka bërë thirrje për bojkot të procesit zgjedhor. Aktivistja thotë se Berisha dhe Albana Vokshi kërkojnë sot prezencën e anëtarësisë sa për sy e faqe dhe se vota e tyre nuk ka asnjë vlerë për ta.
Madje ajo ka publikuar dhe disa biseda nga Whatsapp teksa thotë se Vokshi ka përcaktuar paraprakisht listat se kush duhej votuar për tu bërë pjesë e kryesisë.
Reagimi i Evi Kokalarit
Asnjëherë nuk ka qenë më e rëndësishme bojkotimi i Sali Berishës dhe klanit të tij sesa sot.
Demokratë: BOJKOTONI, BOJKOTONI, BOJKOTONI.
Këto zgjedhje janë pa asnjë vlerë dhe do të konfirmohet shumë shpejt si të tilla.
Duke filluar që më 21 shtator 2021, kam mbështetur një ndryshim radikal në PD, hapjen e saj dhe ruajtjen e meritokracisë. Por çdo garë është manipuluar dhe vjedhur.
Vota juaj nuk ka asnjë kuptim. Berisha dhe Vokshi ju duan aty vetëm për sy e faqe, ndërsa edhe për zgjedhjet e kryesisë, Vokshi përcaktonte paraprakisht listat se kë do të votonit. Një draft fillestar i zgjedhjeve të 28 majit 2022, që ishin zgjedhje për kryesinë, (fotot më poshtë) tregojnë qartë se cilët ishin emrat e përzgjedhur nga Berisha & co.
Atëherë, pse bëheni pjesë e kësaj farse?
Bëni edhe pak durim!!
Seanca ime e parë në gjykatë është të hënën. Edhe këtë betejë do ta fitojmë. Personalisht ju kam premtuar meritokraci dhe primare, dhe kam katër vite rekord lufte për të mbrojtur të drejtat tuaja.
Sot bojkoti shërben thjesht për t’i dëmtuar optikën teatrale që Berisha po mundohet t’i shesë publikut. Mos i jepni legjitimitet kësaj farse.
Doni realisht që Albana Vokshi t’ju vjedhë votat siç ka bërë gjithmonë? Tregoni dinjitet dhe qëndroni larg këtij lloj mashtrimi.
Ju meritoni shumë më shumë se kaq.
Love
Evi
p.s. Fotot më poshtë janë lista fillestare për kryesinë që u 'zgjodh' në Maj 2022.
Ja, kaq vlen vota juaj!!
Komente








