Kreu i PD Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend ka reaguar me kritika dhe akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit. Ai thot se në këtë zonë është parashikuar që të ndërtohen vila, duke thënë se po rrëmbehen toka për të bërë ndërtime.
“Sot diskutohet për një nga çështjet më me rëndësi, diskutohet për Parkun e Butrintin, që ka një pasuri ndoshta si në asnjë park tjetër në Europë dhe më gjerë. Në vitin 2005 pas një studimi nga qeveria paraardhëse të një grupi të gjerë specialistësh, u vendos që Parku i Butrintit të shtrihet në zonën A1 e cila është zona Rama me pasuri të jashtëzakonshme. Kemi edhe zonën A2 me biodiversitetin më të lartë në Europë, Kepi i Stillës. Çfarë ka bërë Rama për pasurinë kombëtare, ai ka shfrytëzuar një plani menazhimi të zonës A3 ka nxjerrë jashtë parkut zonat e tjera. Ka parashikuar të ndërtojë 620 vila në Kepin e Stillës, restorte turistike në Gjirin e Manastirit. Zotërinj të fondit nuk ju takonte të shndërroheshit në mashë për të kënaqur ambiciet e tij, unë kam respekt për kontributin e tyre në Shqipëri, por zotërinj keni që ju kur qeveria e mëparshme zgjeronte një rrugë që protestonit, përse u zgjerua rruga. Kurse tani ju bëni një plan menaxhimi që shërben si pretekst për ata që duan të dinë të vërtetën, për të rrëmbyer toka dhe për të bërë ndërtime. Këtu është problemi i kësaj marrëveshje që do shkojë në histori si një nga marrëveshjet më korruptive. Fondi është autor i planit të menaxhimit dhe ka bërë një plan tjetër që nuk e publikon sepse nuk thotë këto që thotë plani i dytë. A ekziston konflikti i interesit, në këtë rast, a është një nga parimet madhore të korrupsionit", tha Berisha në Kuvend.
Gjithashtu Berisha është treguar i ashpër edhe ndaj ministres së Kulturës Elva Margariti, duke iu drejtuar " Je shumë e egër me punonjësit"
“Shkruhet se je e shumë e egër me punonjësit, qenia jote në bord për dy vjet dhe me emër të akuzon shumë rëndë. Ti mund të jesh në Bord por je ministrja e Kulturës dhe ajo pasuri ka të garantuar se edhe për 10 vite ministrja e Kulturës është anëtare Bordi kurse marrëveshje shkrua se pas dy vitesh zgjidhet dikush tjetër”, tha Berisha.
Lajmi kryesor:
Butrinti/ PD: Po i jepet me koncesion për 10 vite një fondacioni privat! Rama: Ndryshimi i kufijve të Parkut me kërkesë të UNESCO! Marrëveshja miratohet me 75 vota pro në Kuvend
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.1%
-
Të gabuar
68.3%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 2997
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vrasja e Martinit/ PD kërkon interpelancë me Manastirliun: Ngjarje e paralajmëruar, Paketa e Sigurisë propagandë
26 Nëntor, 15:34
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23
-
Buxheti 2025 kalon te 'Ligjet': 500 milionë lekë më shumë për zgjedhjet, 200 milionë lekë për SPAK, shtesa për sigurinë kibernetike dhe institucionet e Drejtësisë
25 Nëntor, 19:58
-
Kuvendi në seancë të posaçme, kryeparlamentarja e Çekisë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Ka rol të rëndësishëm kundër ndikimit rus
25 Nëntor, 17:18
-
Buxheti 2025/ Shehi kërkon rritjen e pensioneve te Ekonomia: Le të rritet borxhi me 0,4%, pse medalje nga FMN do marrim?!
20 Nëntor, 17:27
-
Kuvendi miraton në parim pr/buxhetin e vitit 2025, PS kalon portofolin 8.2 miliardë euro me 75 vota! PD-së i dështon protesta
19 Nëntor, 20:40
-
Kuvendi debat për vrasjen e 14-vjeçarit, Zhupa: Manastirliu të dorëhiqet, ku e çuat 'Paketën e Sigurisë' në shkolla? Balla: Mos bëni politikë, na jepni votat ta miratojmë! PD 1 minutë heshtje pa PS
19 Nëntor, 07:25
-
Vrasja e 14-vjeçarit bëhet ‘mollë sherri’ në Kuvend/ Zhupa: Ministrja e Arsimit të japë dorëheqjen me turp, përgjegjës dhe ai i Brendshëm! Manastirliu: Të mos promovojmë gjuhën e urrejtjes
18 Nëntor, 15:21
-
Edi Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionet në fundvit, marrin edhe në pranverë! Qylymat fluturues të Sudes e Rrapushëve tregojnë një tufë përrallash (Fjala e plotë në Parlament)
18 Nëntor, 14:48
-
Buxheti 2025/ Si do të shpërndahen 8 miliardë euro! Fjala e plotë e ministrit të Financave Petrit Malaj
18 Nëntor, 14:33
-
Buxheti 2025 në Kuvend 12 orë diskutime/ Rama: 100 - 150 euro bonus për pensionistët në fundvit, marrin edhe në pranverë! S'rrisim taksat! PD: Mashtrim, i shërben oligarkëve, sjellin në seancë flamurin serb
18 Nëntor, 07:19
-
Buxheti 2025/ Bardhi: Rama ka para që të paguajë inceneratorët që s’ekzistojnë, por jo për pensione dinjitoze! Në 12 vjet nuk bëri asgjë, më të ulëtat në rajon
17 Nëntor, 15:21