Foto e shpërndarë nga Ministria e Shëndetësisë
Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë një mesazh të rëndësishëm për të gjithë qytetarët. Përmes një postimi në rrjetet sociale Minsitria apelon që qytetarët që mos të mashtrohen nga lajmet e pavërteta.
MSHMS thekson se barnat që ndodhen aktualisht në qarkullim në treg janë të pajisura me pullën e çmimit të viteve të mëparshme, ndërsa pulla për listën e çmimeve të barnave për vitin 2026 do të ketë çmimin e ri, i cili është më i ulët se viti i kaluar.
“Informohuni përmes kanaleve zyrtare të MSHMS, për informacion të saktë dhe të verifikuar”, thuhet më tej në njoftim Ministria e Shëndetësisë.









