'Mos u vaksinoni, shihemi së shpejti' mesazhi sensibilizues i 'shtëpisë funerale' që tërhoqi vëmendjen e mijëra njerëzve

'Mos u vaksinoni, shihemi së shpejti' mesazhi sensibilizues i 'shtëpisë funerale' që tërhoqi vëmendjen e mijëra njerëzve

Furgoni agjencisë funerale

Një reklamë e pazakontë dhe e fshehtë tërhoqi jo pak vëmendjen e mjera njerëzve pranë një stadiumi në qytetin Charlotte të Karolinës së Veriut, në SHBA.

'Mos u vaksinoni' lexohej në kamionin e zi të një agjencie funerale, ku poshtë mesazhit ishte shkruar faqja në internet e agjencisë funerale Wilmore.

Ndërsa njerëzit nxituan që të vizitonin faqen në internet, ata zbuluan se shtëpia e varrimit e përmendur në kamion nuk ekzistonte dhe përkundrazi gjetën këtë mesazh: 'Vaksinohu tani. Nëse jo, shihemi së shpejti.'

Në një kohë ku në SHBA ka ende ngurrim për marrjen e vaksinës kundër koronavirusit, shumë njerëz po përpiqen të gjejnë mënyra të zgjuara për t’u mbushur mendjen bashkëkombësve të tyre që të vaksinohen. Deri tani, vetëm 54,7% e popullsisë totale amerikane është e vaksinuar plotësisht.

Qyteti Charlotte ka më pak se gjysmën e popullsisë së tij të vaksinuar plotësisht. Drejtori i agjencisë së reklamave, David Oakley, tha se atij i duhej diçka jashtë normales për t'i bindur njerëzit të vaksinoheshin.

'Donim të bënim diçka, për ta parë problemin nga një tjetër këndvështrim, që mund t’i shokojë njerëzit nëse e mendojnë - tha ai.

"Unë besoj se edhe nëse vetëm një person vaksinohet për shkak të asaj tabele, unë i jap një sukses të madh. Vetëm një person, do të më vlejë,"- shtoi Oakley.

Furgoni agjencisë funerale

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kom: 23/09/2021 01:01

    Ha ha ha , kush ka dy pare mend nuk duhet te friksohet nga nje bastard qe ka marr lek per tju bashkuar bastardeve te tjere qe me vaksina po shkatarrojn njerzit, keshtuqe mos kini frik se ikni nga kjo bote kriminelesh

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!

Nga biçikletat e para te makinat e komunizmit, Bajram Peçi rrëfen Shqipërinë e vjetër motorike!