Mosdekretimi i Lleshit, ish-kreu i Kushtetueses kundër presidentit: Tejkaloi kompetencat
Fehmi Abdiu, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu, del kundër presidentit Ilir Meta për çështjen e mosdekretimit të gjeneral Sandër Lleshit, i komanduar sot nga kryeministri Edi Rama, si Ministër i Brendshëm.
Në një intervistë për gazetën Panorama, Abdiu thotë se Meta në këtë rast ka tejkaluar kompetencat e tij. Ai thekson se nuk nuk është një interpretim i gabuar kushtetues, pasi sipas tij në një këndvështrim më të gjerë të bën të dyshosh se problemi nuk është sipërfaqësor.
Së pari, sepse me sa duket është një ngjarje që nuk ka ndodhur më parë. Së dyti, sepse ashtu siç është paraqitur dhe njohur nga opinioni publik, informacioni i saktë real dhe i plotë për këtë çështje mungon dhe së treti, sepse precedentët që ekzistojnë për këtë problem janë të ndryshëm. Aspekti kryesor është ai kushtetues. Sipas nenit 98 të Kushtetutës, ministri shkarkohet dhe emërohet nga Presidenti i Republikës me propozimin e Kryeministrit. Qëndrimi që ka mbajtur Presidenti për rastin konkret është në tejkalim të kompetencave të tij. Nëse kjo do të ishte një interpretim i gabuar kushtetues, do ta quaja defektin më të vogël. Parë në një këndvështrim shumë më të gjerë, të bën të dyshosh seriozisht se problemi nuk është kaq sipërfaqësor.
Fehmi Abdiu, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese
Gjeneral Sandër Lleshi ka nisur sot zyrtarisht detyrën si ministër i Brendshëm. Cështja ka hapur një debat mes qeverisë dhe Presidencës, pas refuzimit nga Meta. Presidenti u shpreh se nuk ishte i bindur për kandidaturën e Lleshit, dhe kjo sipas tij, ishte arsyeja pse nuk e dekretoi. Por, kryeministri Edi Rama, tha sot nga Kuvendi, se kandidatura e Lleshit, ishte një nga më të mirat, dhe i uroi atij suksese në krye të ministrisë së Brendshme, pas dorëheqjes së pak ditëve më parë nga Fatmir Xhafaj.
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
71.9%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3675
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryepolici Proda emëron 48 shefat e Komisariateve në 12 drejtoritë e qarqeve, asnjë grua! Lista me EMRAT dhe qytetet
18 Dhjetor, 08:51
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Ripërtëritja e Kushtetueses/ Syri kërcënon anëtarët e Gjykatës: Burg nëse ndërprisni mandatin e gruas së Andi Bejtjes, shefit të lajmeve te Syri Tv
17 Dhjetor, 16:47
-
Seanca për mbarimin e mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj shtyhet për 23 dhjetor
17 Dhjetor, 16:18
-
Nënës së Kryemadhit i kthehet vila te ‘Kodra e Diellit’, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron e banesës vetëm për deputeten e PL
17 Dhjetor, 11:29
-
Kriza me Gjykatën Kushtetuese, Karaj: Zaçaj ka firmosur mandatin e lënë nga Vitore Tusha deri në mars! Flogert Muça: Amerikanët nuk kanë reaguar, ky është mesazhi!
16 Dhjetor, 22:31
-
Spahiu: Përplasja e Gjykatës së Lartë me Kushtetuesen, rast i paprecedent në historinë e Shqipërisë
16 Dhjetor, 21:53
-
Meta: Gjykata Kushtetuese në krizë, narkoshteti po shkatërron sovranitetin e popullit
16 Dhjetor, 20:57
-
'Rritje e pensioneve, nisur nga më të ultat', ministri Hoxha me ish-punonjës të policisë: Mbështetje për familjet e dëshmorëve
16 Dhjetor, 17:52
-
Profesionet e Lira, Tabaku te Ekonomia: Akti Normativ i vonuar, t'u falen gjobat e kamatat
16 Dhjetor, 14:43
-
Gjykata e Kushtetuese shtyn vendimin për Holta Zaçaj! I jep kohë kryetares të paraqesë opinionin e vet
16 Dhjetor, 14:13
-
Iu sekuestruan vilat, Kryemadhi me bastun në Apelin e GJKKO: Më thanë dil nga shtëpia, do jetoj në çadër
16 Dhjetor, 12:45
KY vrasesi I AZEM HAJDARIT QENKA GJALLE AKOMA?? MARRTE HAK ZOTI SE DREJTESIA NE SHQIPERI ESHTE VETGJYQESI .
Përgjigju