Pas një defekti prej 4 orësh në serverat e Facebook, ka rinisur përsëri shërbimi për përdoruesit e rrjetit social. Ditën e djeshme, pas mesditës për rreth 4 orë Facebook nuk i lejonte përdoruesit e saj që të postonin statuse të reja, të bënin share evente apo dhe të bënin pagesa të ndryshme.

Sipas një zëdhënësi të Facebook ndërprerja iste shkaktuar nga "mirëmbajtja e rrjetit". Problemet mund të kenë ndikuar negativisht në çmimin e aksioneve të kompanisë.

Ndërprerja e shërbimit që u shkaktua dje nga Facebook ka ndikuar negativisht edhe në shumë fusha të tjera, për shkak se shumë biznese dhe faqe interneti janë të lidhura me Facebook nëpërmjet integrimit të shërbimeve nga ky rrjet social.


(v.gj/shqiptarja.com)