Temperaturat e larta që po mbizotërojnë ditëve të fundit kanë shtuar numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në qendrën emergjente.
Vetëm tri ditët e fundit, ndihmë emergjente kanë kërkuar 359 pacientë, thotë Basri Lenjani drejtor i qendrës emergjente. Shërbimet internistike frekuentohen me numër më të madh dhe rastet më të shpeshta që kërkojnë ndihmë janë ata me probleme kardiake, me shtypje të lartë të gjakut, të sëmurët me sëmundje epileptike, janë ata që më së shpeshti provokohen nga temperaturat e larta. Ndërsa në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, informojnë se në orët e mbrëmjes, pritet freskim i motit dhe rënje graduale e temperaturave.
E në këto temperatura të larta, Prishtina ka reduktime të ujit nga Ujësjellësi Rajonal në Prishtinë.
Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë i janë drejtuar shumë qytetarë, duke denoncuar Ujësjellësin Rajonal në Prishtinë për mosfurnizim me ujë me ditë të tëra dhe në disa paralagje edhe me javë të tëra.
Në muajt kur temperaturat rriten deri në 40 shkallë, mosfurnizimi me ujë të pijshëm është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut dhe rrezikim serioz i shëndetit të qytetarëve, theksohet në komunikatën e KMDLNJ-së.
Këshilli kërkon përgjegjësi ndaj udhëheqësve të Ujësjellësit Rajonal për këto veprime të papërgjegjshme dhe për KMDLNJ është e pabesueshme dhe jonormale që Ujësjellësi Rajonal të mos ketë autobota për furnizimin me ujë të qytetarëve që janë të privuar nga furnizimi me ujë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com