Mosha 30 vjeç, e vështirë
që dieta të japë rezultat

Mosha 30 vjeç, e vështirë<br />që dieta të japë rezultat
TIRANE - Pasi të mbushin 30 vjeç femrat bëhen më seksi dhe tërheqëse, por në raport me dobësimin punët janë krejtësisht e kundërta. Nga ky moment e më pas që të krijosh trup seksi me anë të dietës është shumë më vështirë!

Sipas eksperteve britanik femrat mbi të 30 nuk kanë pothuajse asnjë shpresë që të përshendeten me kilet e mbledhura me anë të dietave. E vërteta e hidhur është se me kalimin e viteve njerëzit nuk humbin, më saktë fillojnë të shtojnë kile dhe madje edhe dietat më magjike nuk janë në gjendje të neutralizojnë efektin e kohës.

Tingëllon shumë ekstreme, por deri te ky perfundim është ardhur në bazë të hulumtimeve shkencore të bëra mes 25 mijë femrave dhe meshkujve. Rezultatet janë kategorike- nëse në vitet e mesme njeriu fillon të shtojë kilet, me kv alimin e viteve kjo gjendje vetëm do të përkeqësohet, pa marre parasysh dietat që mban.

Sipas ekspertëve shpëtimi i vetëm në këto raste nuk janë dietat, por mënyra e shëndoshë e të ushqyerit. Nëse ju i takoni grupit të njerëzve me mbi 30 vjet, me qëllim që ta fitoni luftën me kilet, mos u lëshoni në dieta rigoroze, por zgjidhni regjimin e shëndoshë të të ushqyerit!

Shkrimi u botua në Suplementin Shëndeti në gazetën Shqiptarja.com (print) 04.07.2013
 
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, bllokohet qarkullimi i mjeteve! 8 km radhë nga Maminasi deri pranë mbikalimit të Kasharit