Mosha kur gratë janë të vjetra për
flokë të gjatë e xhinse të ngushta

Mosha kur gratë janë të vjetra për<br />flokë të gjatë e xhinse të ngushta
Një sondazh informal me rreth 2000 pjesëmarrës nga Britania ka konkluduar se gratë në moshën 47-vjeçare nuk duhet të veshin xhinse të ngushta dhe të mbajnë flokë të gjata.
 
Rezultatet e sondazhit paraqesin konceptin që kanë njerëzit mbi gjëra të ndryshme që gratë e moshuara nuk duhet të bëjnë.
 
Tatuazhet cilësohen si diçka jo e hijshme për gratë pasi kalojnë moshën 38-vjeçare.
 
Një tjetër gjë që “u ndalohet” grave të kësaj moshe janë selfiet. Kim Kardashian feston ditëlindjen e 36 në tetor, edhe pak kohë i mbetet të shijojë selfiet që të mos e quajnë jo normale.
 
Pasi mbushin 44 vjeç gratë nuk duhet të mendojnë të kenë një jetë aktive në klubet e natës.
 
Dhe një paralajmërim shumë aktual u vjen grave kur mbushin 40 vjeç. Hiqni dorë nga mania për të mësuar mbi teknologjinë. Madje pjesëmarrësit në sondazh mendojnë se gratë pasi arrijnë këtë moshë duhet të heqin dorë nga rrjetet sociale.
 
Këto rezultate mbeten thjeshtë preferencë e një numri të caktuar njerëzish që kanë të drejtën e tyre të mendojnë kështu sepse fundja mosha mbetet një numër që s’ka pse pengon askënd të ndihet ashtu si i vjen.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi