Ekipi i Kukësit në mundje për moshat 15 dhe 17-vjeçare është shpallur kampion kombëtar në kampionatin e mbajtur së fundmi. Verilindorët e vegjël triumfuan si në stilin e lirë dhe atë greko-romak përkatesisht me 190 dhe 167 pikë, ndërsa Olsi Cenaj ndjehet shumë krenar për këto arritje.

Olsi Cenaj, trajner i Kukësit: Kukësi është djepi i mundjes shqiptare. Ka 6 vite që jami kampion përsa i përket U-15, por lajm dhe risi është shpallja kampion me U-17.”

Trajneri Cenaj ndër të tjera ka vetëm një merak, atë të mbështetjes së mundjes, pasi vëmendja sipas tij është e orientuar tek sporte të tjera.

Olsi Cenaj, trajner i Kukësit: “E vetmja gjë që unë kërkoj është të jetë vëmendja shumë e madhe te tradita. Tradita e këtij qyteti është mundja.”

Mundësit që shkëlqyern duke përfaqësuar Kukësin në kampionatin kombëtar ishin Samuel Sarçi dhe Bahri Shaqiri .