Komisioni i Ligave dhe Garave pranë FSHF-së ka vendosur datën, orarin dhe stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja e “play-off”-it për Kategorinë e Parë mes Kukësit dhe Butrintit.
Takimi Kukësi - Butrinti do të luhet më 28 maj, në orën 15:00, në stadiumin “Arena Egnatia” në Rrogozhinë. Kjo ndeshje do të përcaktojë ekipin që do të marrë pjesë në Kategorinë e Parë për sezonin sportiv 2026/27.
Rrëzimi i Bylisit nga Superliga dhe ngjitja e Bylis B në Kategorinë e Parë, solli efektin domino me rikthimin e ekipit të dytë të ballshiotëve në Kategorinë e Dytë.
Kështu, Kukësi dhe Butrinti që humbën përballjet e tyre kundër Bylis B do të ndeshen në finale për vendin vakant në Kategorinë e Parë.
Komente









