Moskë, drejtori artistik i trupës
së baletit sulmohet me acid

Moskë, drejtori artistik i trupës <br />së baletit sulmohet me acid
MOSKE - Drejtori artistik i trupës së baletit të teatrit Bolshoi është sulmuar me acid në mbrëmjen e së enjtes. Lajmi është bërë i ditur të premten nga televizioni shtetëror rus. Sergei Filin u sulmua nga një person me fytyrë të mbuluar duke i hedhur acid në momentin, që po dilte nga makina jashtë shtëpisë së tij, në qendër të Moskës.
Ndërkohë zëdhënsja Katerina Novikova e teatrit Bolshoi bëri të ditur se gjëndja shëndëtsore është e stabilizuar por shikimi i tij është në rrezik.

Filin u emërua drejtori artistik i grupit të baletit në beatrin Bolshoi në mars 2011. 42 vjeccari ka qenë një nga balerinët më të mirë të Bolshoi-t për periudhën 1988-2004.

Drejtori i përgjithshëm i teatrit Anatoli Iksanov tha për Kanalin e Parë rus se ai beson se Filin është sulmuar lidhur me punën e tij. Pasi kohët e fundit kishte marrë kërcënime pas shumë përplasjeve dhe grindjeve mes grupeve të ndryshme të balerinëve dhe menaxherëve në teatër.

“Ai është një njeri i parimit dhe kurrë i kompromentuar," tha Iksanov. Teatri Bolshoi është një nga teatrot më të mëdha në botë dhe daton që prej vitit 1865 ku ka qenë skena e balerinëve, këngëtarëve dhe muzikantëve nga e gjithë bota.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash

Po drejtonte trajlerin e ngarkuar me krom, humb jetën 37-vjeçari në Kalimash