MOSKË - Presidenti rus, Vladimir Putin do të vizitojë Krimenë ditën e enjte, gadishullin rusishtfolës në Detin e Zi, ku Moska arriti ta ndajë nga Ukraina, pas një referendumi, në mars të këtij viti. Njoftimin për vizitën e liderit rus e dha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, i cituar nga agjencia ruse e lajmeve ITAR-TASS. Gjatë vizitës së tij zyrtare në Krime, e dyta pas 9 majit për festimet e fitores së trupave sovjetike në Luftën e Dytë Botërore ndaj ushtrisë naziste, Putin duhet të mbajë një fjalim para deputetëve të Dhomës së Ulët të parlamentit rus (Duma). Sipas Peskovit, deputetët e të gjithave partive të përfaqësuara në asamble do të marrin pjesë në ngjarje./ATSH/