Rusia do të përshtasë doktrinën e saj ushtarake duke marrë parasysh kërcënimet e reja dhe kryesisht përforcimin e pranisë ushtarake të NATO-s në kufijtë e saj, njoftoi sot një përgjegjës ushtarak për agjencisë publike "Ria-Novosti".
"Të gjitha faktet dëshmojnë për vullnetin e autoriteteve të SHBA-së dhe të NATO-s për vazhdimin e politikës së tyre të përkeqësimit të marrëdhënieve me Rusinë", kritikoi Mikhail Popov, ndihmëssekretar i Këshillit të Sigurisë Ruse.
Nga ana tjetër sekretari i përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut Verior, Anders Fogh Rasmussen, deklaroi dje se "NATO-ja do të dërgojë mijëra ushtarë sa më shpejt në Evropën Lindore, që të jenë më të dukshëm dhe të godasin fuqishëm nëse është e nevojshme".
Të 28 krerët e shteteve të Aleancës do të miratojnë gjatë mbledhjes së të enjtes dhe të premtes një plan të shpejtë, si përgjigje ndaj sjelljes së Rusisë në krizën ukrainase, e konsideruar si një kërcënim i drejtpërdrejtë nga aleatët që kanë kufij të përbashkët me këtë vend (Vendet balltike, Polonia, Rumania, dhe Bullgaria)./ATSH/
/Shqiptarja.com