Moska e pranon: Nëndetësja ushtarake që u përfshi nga flakët ishte bërthamore

Moska e pranon: Nëndetësja ushtarake që u përfshi nga flakët ishte bërthamore

Presidenti rus Vladimir Putin konfirmoi se nëndetësja ushtarake e cila u përfshi nga flakët pak ditë më parë, duke shkaktuar vdekjen e 14 marinarëve, ishte një nëndetesëse bërthamore. Por zoti Putin tha se nëndetësja nuk ishte dëmtuar rëndë.

Komentet presidenti rus i bëri gjatë një bisede me gazetarët të enjten në Kremlin. Sipas një dokumenti të shkruar nga qeveria ruse,  Putin ishte këshilluar me ministrin e tij të mbrojtjes përpara se të konfirmonte statusin e nëndetëses.

Ministri i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se nëndetësja është "mbyllur dhe i të gjithë personeli i saj është hequr". Por sipas tij ajo është në gjendje pune pasi anëtarët e ekuipazhit morën të gjitha masat për ta shpëtuar atë.

Katërmbëdhjetë oficerë të marinës ruse gjetën vdekjen të asfiksuar nga tymi, por u arrit që nëndetësja të kthehej në port, në qytetin Severomorsk.

Mbetet ende e paqartë se sa persona ndodheshin në bord, ndërsa autoritet kanë thënë se kishte disa të mbijetuar.

Autoritet ruse e njoftuan aksidentin një ditë më vonë, duke lënë disa kritikë të dyshojnë se Rusia nuk e ka treguar të plotë ngjarjen.

Zyrtarët norvegjezë të cilët masin nivelin e rrezatimit në ato ujëra thonë se nuk kanë zbuluar ndonjë shqetësim në këtë drejtim. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli e Hamasi debatojnë për armëpushim