Rusia i ka kërkuar Gjermanisë ndihmë për të ndriçuar çështjen e helmimit të dyshuar të kryeopozitarit të Kremlinit Alexey Navalny, i shtruar në gjendje kome farmakologjike në spitalin Charité në Berlin dhe Ministria gjermane e drejtësisë ka pranuar kërkesën e bërë nga Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë.
Opozita: Ishte Kremlini që e helmoi
Sipas opozitës ruse, Navalny është helmuar dhe Krenlini zyrtar e di se kush e ka bërë.
"Për mua është absolutisht e qartë dhe nuk kam frikë ta them me zë të lartë, se Kremlini qëndron pas helmimit",- deklaroi avokati dhe aktivisti i opozitës, Lyubov Sobol, I cili theksoi se "Helmi neuroparalytic është diçka që nuk mund të blihet në farmaci dhe kjo është arsyeja pse ata nuk do ta hetojnë çështjen por vetëm do ta zvarisin."
Partnerët perëndimorë të Rusisë, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë bërë thirrje për një hetim transparent mbi helmimin e Navalny.
Kremlini ka sugjeruar në vend të kësaj të mos dilet në përfundime të nxituara për atë që ka ndodhur me kryeopozitari derisa të ketë prova të sakta për helmimin e disidentit.
Navalny u sëmur më 20 gusht gjatë një fluturimi nga qyteti Tomsk për në Moskë. Pas një ulje emergjente në Omsk, politikani u shtrua në spital në kujdesin intensiv në spitalin e qytetit siberian.
Pasi mjekët rus hoqën dorë nga kundërshtimi për ta lejuar atë të transferohej në Gjermani, familja arriti që ta çonte 44-vjeçarin në një klinikë në Berlin, ku stafi mjekësor konfirmoi tezën e helmimit, tezë kjo që është mohuar me forcë nga Moska
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
43.1%
-
Jo
54.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 9621
Lajme të tjera
-
Lufta/ Situatë e rëndë në Soledar, mbi 500 persona të bllokuar! Lideri i opozitës ruse i sëmurë në qeli, SHBA: Jemi të shqetësuar
12 Janar, 07:39
-
Rusi/ Autoritetet njoftojnë hetime penale ndaj kritikëve të Kremlinit
10 Janar, 07:49
-
Tre persona u helmuan, Kujdesi Shëndetësor në Shkodër publikon analizat: Uji brenda normave të konsumit! Sekuestrohet shishja ku u servir
29 Dhjetor 2022, 14:02
-
Nënë e bir u helmuan, përfaqësuesja e hotelit në Shkodër: Ky ujë serviret prej vitesh këtu, kamerieri nuk e besoi, e provoi dhe u helmua gjithashtu
29 Dhjetor 2022, 13:50
-
Tre të helmuar nga uji i ambalazhuar në një lokal në Shkodër, nënë e bir drejt Tiranës! Report Tv siguron përgjigjet e analizave, shishja nga ku u konsumua e sekuestruar
29 Dhjetor 2022, 10:57
-
Shpallet gjendja e jashtëzakonshme në qytetin serb, mbi 50 persona të helmuar
26 Dhjetor 2022, 11:49
-
Kush është tregtari 'famëkeq' i armëve që ka rëndësi të madhe dhe mbështetet nga Vladimir Putin?
9 Dhjetor 2022, 12:27
-
SHBA njofton sanksione të reja amerikane kundër Rusisë për përdorimin e dronëve të Iranit
9 Dhjetor 2022, 10:49
-
Moska i dorëzon OKB-së dosjen e bombardimeve të forcave ruse në Donbas
9 Dhjetor 2022, 09:28
-
Moska: Sanksione? Ne do përgjigjemi sipas interesave tona
7 Dhjetor 2022, 10:50
-
Inteligjenca ukrainase: Moska ka raketa për shumë sulme, por furnizimet janë të ulëta
6 Dhjetor 2022, 15:30
-
Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë 60 të burgosur lufte
6 Dhjetor 2022, 13:01