Rusia ka shpallur ‘Non Grata’ për 200 shtetas amerikanë! Lista përfshin zyrtarë qeveritarë dhe ligjvënës, të afërm të tyre të afërt, drejtues të kompanive dhe ndërmarrjeve të kompleksit ushtarak-industrial, ekspertë. Pra, tani motra e presidentit amerikan Joe Biden, Valerie Biden Owens dhe dy vëllezërit e tij, James dhe Francis, nuk do të mund të hyjnë në Rusi.
Gjithashtu në listë janë Sekretarja e Brendshme Debra Hollan, Sekretari i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore Javier Becerra, Sekretari i Bujqësisë Thomas Vilsack, Sekretari i Arsimit Miguel Cardona, Sekretari i Punës Martin Walsh, Sekretarja e Strehimit dhe Zhvillimit Urban Marsha Fudge dhe sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean –Pierre, Zëvendës Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Colin Kahl, Mara Karlin, Celeste Wallander , Ronald Moultrie, si dhe gruaja e kreut të departamentit ushtarak Lloyd Austin Charlene dhe dy njerkat e tij Christopher dhe Reginald Hill.
“Sanksionet janë ndërmarrë si përgjigje ndaj të gjitha sanksioneve të reja personale të vendosura vazhdimisht nga administrata e Bidenit, jo vetëm kundër zyrtarëve rusë, përfaqësuesve të qarqeve të biznesit dhe publikut, figurave kulturore, por edhe atyre që për një arsye ose një tjetër janë të kundër Uashingtonit. Sanskionet janë ndërmarrë në bazë të reciprocitetit. Federata Ruse vendosi ndalim të hyrjes në territorin rus të 200 shtetasve amerikanë”, thuhet në njoftim.
Ato e cilësojnë si një kundërpërgjigje për vendimet e marra nga SHBA dhe BE që ngrinë asetet ruse me vlerë qindra miliarda dollarë, heqjen e bankave nga sistemi SWIFT dhe largimin e shumë bizneseve të fuqishme.