Moska: Kemi penguar një komplot ukrainas për vrasjen e një oficeri të lartë rus dhe blogeri
Ndërtesa e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha ditën e sotme se ka penguar një komplot të Ukrainës për të vrarë një oficer të lartë rus dhe një bloger prorus të luftës përmes një bombe të fshehur në një zmadhues zëri.
FSB-ja, pasardhëse e KGB-së sovjetike, tha se një qytetar rus kishte vendosur kontakte me një oficer të agjencisë të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, GUR, përmes aplikacionit të mesazheve, Telegram.
Nën instruksionet e oficerit ukrainas të inteligjencës, shtetasi rus kishte marrë bombën nga një vend në Moskë ku ishte fshehur, pretendoi FSB-ja. Bomba, ekuivalente me 1 kilogram e gjysmë TNT ishte fshehur në një zmadhues portativ të zërit, tha FSB-ja.
FSB-ja nuk tregoi emrin e oficerit apo blogerit që pretendoi se ishin objektiv i këtij komploti. Ndërkohë Agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës (GUR) nuk ka reaguar për këto pretendime të Rusisë.
Ukraina thotë se lufta që Rusia ka nisur kundër saj paraqet kërcënim ekzistencial ndaj shtetit ukrainas dhe e ka bërë të qartë se vrasjet e shënjestruara janë legjitime.
Nga ana tjetër Rusia i ka cilësuar "akte terrorizmi" teksa akuzon Ukrainën për vrasjen e civilëve si Darya Dugina, vajza e një ideologu nacionalist, në vitin 2022.
Më 17 dhjetor, shërbimi ukrainas i inteligjencës, SBU, vranë gjeneral Kirillov, shefin e Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, përmes një sulmi me bombë të lidhur me një skuter elektrik në ndërtesën ku ai banonte në Moskë.
I dërguari i caktuar i Donald Trump për Ukrainën, gjeneral-lejtnant në pension Keith Kellogg, tha për Fox News më 18 dhjetor se vrasje të tilla nuk ishin "me të vërtetë të zgjuara" dhe shkonin "pak shumë larg"./Reuters
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1632
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rusia zbulon komplotin e Ukrainës, bombë e fshehur në altoparlant për të vrarë oficerin e lartë
28 Dhjetor, 22:17
-
Mosmarrëveshja me Sllovakinë, Zelensky: Po hapin front të dytë energjitik kundër Ukrainës! Fico: Nëse Kievi ndalon gazin, s’e furnizojmë me energji
28 Dhjetor, 19:44
-
Putin kërkon falje për 'incidentin tragjik' me avionin e Azerbajxhanit
28 Dhjetor, 15:23
-
Kurti u kërkon ambasadorëve të veprojnë shpejt ndaj sulmeve nga Serbia: Beogradi me mbështetjen e Rusisë përhap narrativë kundër Kosovës
28 Dhjetor, 12:43
-
SHBA: Rusia mund të jetë përgjegjëse për rrëzimin e aeroplanit të Azerbajxhanit
28 Dhjetor, 09:37
-
'Trazirat politike në botë mund të sjellin telashe për ekonominë globale në 2025', analiza e CNN: Ja ndikimi i presidentit Trump
27 Dhjetor, 21:37
-
Sllovakia ofrohet të presë negociatorët e paqes Rusi-Ukrainë, Putin: Jemi dakord
27 Dhjetor, 16:43
-
Tërmeti i fuqishëm godet arkipelagun Kuril në Rusi, forca 6,6 ballë e shkallës Rihter! Historia e luftës Moskë-Tokio për ishujt
27 Dhjetor, 16:01
-
Zëvendësministri rus paralajmëron: Moska po shqyrton opsionet nëse SHBA vijon me testin bërthamor
27 Dhjetor, 09:54
-
Putin: Biden propozoi shtyrjen e pranimit të Ukrainës në NATO në 2021
27 Dhjetor, 09:03
-
Akt sabotazhi në Baltik? BE kërcënon Rusinë me sanksione
27 Dhjetor, 08:16
-
Lufta në Ukrainë/ Tre të vdekur nga sulmet ruse me dronë në Donetsk dhe Sumy
27 Dhjetor, 08:09