Moska: Kemi penguar një komplot ukrainas për vrasjen e një oficeri të lartë rus dhe blogeri

Moska: Kemi penguar një komplot ukrainas për vrasjen e një oficeri të lartë rus dhe blogeri

Ndërtesa e Shërbimit Federal të Sigurisë së Rusisë

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha ditën e sotme se ka penguar një komplot të Ukrainës për të vrarë një oficer të lartë rus dhe një bloger prorus të luftës përmes një bombe të fshehur në një zmadhues zëri.

FSB-ja, pasardhëse e KGB-së sovjetike, tha se një qytetar rus kishte vendosur kontakte me një oficer të agjencisë të inteligjencës ushtarake të Ukrainës, GUR, përmes aplikacionit të mesazheve, Telegram.

Nën instruksionet e oficerit ukrainas të inteligjencës, shtetasi rus kishte marrë bombën nga një vend në Moskë ku ishte fshehur, pretendoi FSB-ja. Bomba, ekuivalente me 1 kilogram e gjysmë TNT ishte fshehur në një zmadhues portativ të zërit, tha FSB-ja.

FSB-ja nuk tregoi emrin e oficerit apo blogerit që pretendoi se ishin objektiv i këtij komploti.  Ndërkohë Agjencia e inteligjencës ushtarake e Ukrainës (GUR) nuk ka reaguar për këto pretendime të Rusisë.

Ukraina thotë se lufta që Rusia ka nisur kundër saj paraqet kërcënim ekzistencial ndaj shtetit ukrainas dhe e ka bërë të qartë se vrasjet e shënjestruara janë legjitime.

Nga ana tjetër Rusia i ka cilësuar "akte terrorizmi" teksa akuzon Ukrainën për vrasjen e civilëve si Darya Dugina, vajza e një ideologu nacionalist, në vitin 2022.

Më 17 dhjetor, shërbimi ukrainas i inteligjencës, SBU, vranë gjeneral Kirillov, shefin e Trupave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, përmes një sulmi me bombë  të lidhur me një skuter elektrik në ndërtesën ku ai banonte në Moskë.

I dërguari i caktuar i Donald Trump për Ukrainën, gjeneral-lejtnant në pension Keith Kellogg, tha për Fox News më 18 dhjetor se vrasje të tilla nuk ishin "me të vërtetë të zgjuara" dhe shkonin "pak shumë larg"./Reuters

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë