1766852288_ukraine.JPGZëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, është shprehur se vendosja e forcave evropiane dhe krijimi i qendrave ushtarake evropiane në Ukrainë do të shihet nga Moska si "një ndërhyrje e huaj" dhe një "kërcënim i drejtpërdrejtë" për Rusinë.

Sipas mediave të huaja, Zakharova tha se për këtë arsye Moska do t'i shënjestrojë ato si "objektiva legjitime ushtarake".

Komentet Zakharova i bëri duke iu referuar planeve franko-britanike për një forcë shumëkombëshe në tokën ukrainase pas një armëpushimi.

Kujtojmë se pavarësisht përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për gjetjen e një zgjidhjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, një armëpushim mes dy vendeve duket ende larg.