Presidenti rus Vladimir Putin vendosi sot të ndërpresë livrimin e gazit për sebinë në masën 28 për qind, sipas radio televizionit serb B92 që citon të përditshmen "Danas".

Sipas disa burimesh të afërta me dosjen, Putini morri këtë vendim pasi ishte i pakënaqur nga vizita e tij e fundit në Beograd, kur kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç refuzoi të nënshkruajë një protokoll mbi pagimin e borxhit të Serbisë ndaj Rusisë mbi gazin deri në Mars të vitit 2015, që kap afërsisht shumën e 200 milionë dollarëve.

Sipas të njëjtit burim, Vuçiç refuzoi të nënshrkuajë një garanci që serbia do të paguajë borxhin deri në Mars, ndërkohë që argumentimi i tij mbi këtë çështje ishte se "kërkesa e Putinit ishte e papërshtatshme dhe e padrejtë, duke pasur parasysh faktin se Rusia është duke nxjerrë shumë përfitime në Serbi nëpërmjet kompanisë NIS (Industria Serbe e Naftës)".

Në gusht, Ministri i Punëve të Brendshme ngriti një grup pune për të shitur kompaninë NIS tek kompania ruse "Gazprom Neft".

NIS-i u privatizua në dhjetor të 2008 si pjesë e një pakete marrëveshjesh mbi energjinë mes Serbisë dhe Rusisë, që u mbyll gjatë qeverisjës se Vojislav Koshtunica./ATSH/