Moska përdor 'superbombën' termobarike për të ndaluar avancimin e Ukrainës! Gjendje e jashtëzakonshme në tre rajone

Moska përdor 'superbombën' termobarike për të ndaluar avancimin e Ukrainës! Gjendje e jashtëzakonshme në tre rajone

Tanket ruse në kufi

Për të pestën ditë që nga fillimi i ofensivës ukrainase në territorin rus, ushtria e Moskës ka tentuar që të zmbrapsë forcat ukrainase. Konfirmimi vjen nga Ministria e Mbrojtjes e Moskës ditën e djeshme (10 gusht) në mëngjes: 'Forcat tona të armatosura vazhdojnë të kundërshtojnë tentativat e forcave të armatosura ukrainase për invazionin e Federatës Ruse'. Në total sipas ministrisë, vetëm gjatë luftimeve në zonën e Kurskut, Ukraina humbi  ‘deri në 1120 ushtarë dhe 140 automjete të blinduara, si dhe disa altilieri. Më parë Ministria e Mbrojtjes ruse bëri publike përdorimin e një bombe termobarike, prej 500 kg kundër një grupimi mercenarësh.

Ekuipazhi i një avioni ushtarak supersonic, për bombardime (fighter-bomber), Su-34, kreu një sulm natën kundrejt një ekuipazhi ushtarak ukrainas në kufij më rajonin e Kursk, thuhet në deklaratën e ministrisë. Për sulmin u përdor një bombë  Obad- 500.

Ndërkohë, duke filluar nga mbrëmja e së premtes, në Kursk dhe në dy rajone të tjera, Bryansk dhe Belgorod, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, ose siç njihet në Rusi është në fuqi i ashtuquajturi “regjim antiterrorizëm”, i cili u jep fuqi më të madhe forcave të sigurisë ruse për të kryer kontrolle, kufizime në lëvizje dhe komunikim. Autoritetet gjithashtu mund të urdhërojnë konfiskimin e automjeteve për nevojat e qeverisë dhe zhvendosjen e civilëve. Sipas Ministrisë ruse të Emergjencave, mbi 76 mijë persona janë larguar tashmë nga zonat kufitare në zona të sigurta.

Por që nga mbrëmja e së premtes, forcat ajrore bjelloruse kanë qenë gjithashtu në "gatishmëri maksimale", pasi kanë zmbrapsur një sulm me dron. Presidenti Aleksander Lukashenko shpjegoi se 'Forcat e Armatosura të Ukrainës shkelën rregulloren dhe pushtuan hapësirën ajrore pranë qytetit Kostyukovichi. Kështu, ukrainasit demonstrojnë se nuk janë gati për paqe dhe vazhdojnë të rrisin tensionin'.

Në një takim me qytetarët, Lukashenko më pas pranoi se pas tridhjetë vjetësh në pushtet mund të tërhiqej në jetën private, por që për momentin presionet në kufij e bëjnë ende të rëndësishme praninë e tij:

"Detyra ime kryesore është të shmang konfliktin në vend".

Lukashenko urdhëroi gjithashtu forcimin e grupimeve të forcave tokësore në drejtimet taktike Gomel dhe Mozyr: «Njësitë ushtarake të forcave të operacioneve speciale, forcat tokësore, forcat raketore, përfshirë sistemet raketore Polonaise dhe Iskander, morën detyrën për të kryer marshime drejt vendeve të caktuara”, shpjegoi ministri bjellorus i Mbrojtjes, Viktor Khrenin. 

Shkelja e Ukrainës në Kursk krijon tension veçanërisht për shkak të afërsisë së ushtrisë së Kievit - rreth 40 kilometra - me termocentralin bërthamor Kurchatov. CEO i kompanisë ruse të energjisë bërthamore Rosatom, Aleksej Likhachev, diskutoi me drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, rreziqet që lidhen me aktivitetet e ukrainasve pranë uzinës. Aktualisht impianti funksionon normalisht, por të enjten më 8 gusht në zonë u gjetën fragmente raketash të rrëzuara në zonën e trajtimit të mbetjeve radioaktive.

Të nesërmen, një dron rrëzoi një nënstacion të shpërndarjes së energjisë elektrike. IAEA u bëri thirrje palëve në konflikt të përmbahen për të shmangur një aksident bërthamor.  Ndërkohë luftimet vazhdojnë. Sipas disa kanaleve Telegram, forcat ukrainase kanë mbërritur edhe në fshatin Tetkino, i cili dje është shkëputur nga rrjetet e komunikimit. Kjo u dëshmua fillimisht nga video e publikuar në internet e një luftëtari të dyshuar ukrainas në sfondin e Shtëpisë së Kulturës lokale, por video u mohua më pas nga guvernatori i rajonit, Vjacheslav Gladkov./La Repubblica

E.K/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër