Rusia do t'i përgjigjet çdo sanksioni të BE-së duke pasur parasysh interesat e saj, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, e intervistuar nga agjencia e lajmeve “Sputnik”.
Duke komentuar përpunimin e BE-së të një pakete të re kufizimesh kundër Rusisë, Zakharova tha se çdo sanksioni i jepet një përgjigje proporcionale, bazuar nga interesat e vendi, e përpunuar dhe e rënë në një dakordësi nga departamentet e ndryshme, raportojnë mediat e huaja.
"Ju e dini shumë mirë se çdo sanksioni i jepet një përgjigje proporcionale, bazuar në interesat e vendit tonë, e përpunuar dhe rënë dakord nga departamente të ndryshme", tha Zakharova.
Zëdhënësja gjithashtu shtoi se Rusia është mësuar të funksionojë në kushtet e sanksioneve.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Putin: Rusia do të ndjekë interesat e saj me çdo mjet! Kërcënimi i një lufte bërthamore po rritet! Operacioni special do të jetë i gjatë









