Moska: ‘Uashingtoni dëshiron të largojë arrogantin Zelensky në zgjedhjet e ardhshme!’ Edhe djali i Trump tallet me presidentin ukrainas: Edhe 38 ditë derisa të humbisni
Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Trump dhe ai ukrainas, Zelensky
Departamenti Amerikan i Shtetit po punon për të hequr "arrogantin" Volodymyr Zelensky, tha shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse (SVR), në një deklaratë të parë nga Tass.
"Sipas informacionit të marrë nga SVR, Departamenti Amerikan i Shtetit vazhdon të punojë për skenarët e zëvendësimit të lidershipit aktual në Ukrainë, nëse është e nevojshme. Ndër mënyrat e tjera "legjitime" për të hequr Zelensky "jashtëzakonisht arrogant, Uashingtoni po shqyrton mundësinë e mbajtjes së presidentit dhe zgjedhjet parlamentare në Ukrainë në mes të armiqësive të vazhdueshme me Rusinë vitin e ardhshëm”, thuhet në deklaratë, raporton “La Repubblica”.
Gjithsesi këto informacione i referohen “007-ve” ruse dhe nuk përcjellin qëndrim zyrtar të Uashingtonit.
Në anën tjetër, mediat publikuan edhe një ‘tallje’ të djalit të Trump, Donald Junior, me presidentin ukrainas.
Ai shkruajti në Telegram, duke thënë se "ndihma" e presidentit ukrainas do të përfundojë kur babai i tij të hyjë në Shtëpinë e Bardhë.
Djali i presidentit të zgjedhur të SHBA-së ndau një video të Zelensky pranë Donald Trump në Instagram, me mbishkrimin:
"Pov ('pikëpamja', red.): 38 ditë derisa të humbisni kompensimin tuaj”.
Kjo përforcon më shumë dyshimet se politika e re e Trump ndaj Ukrainës nuk do jetë aq mbështetëse, duke e vënë Kievin në një rrezik serioz përballë Rusisë.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
10%
-
Pak
20%
-
Aspak
70%
Vota total: 10
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
SHBA/ Reagimi i zv.presidentit Vance kur hyri në Zyrën Ovale: E pabesueshme! Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve: Një i ri nga Appalachia arrin majat e pushtetit (VIDEO)
24 Janar, 08:05
-
SHBA/ Senati konfirmon John Ratcliffe si drejtor të CIA-s
24 Janar, 07:17
-
Presidenti Trump urdhëron deklasifikimin dhe publikimin e dosjeve për eliminimin e ish-presidentit Kennedy dhe Martin Luther King
23 Janar, 22:02
-
Trump tha se do heqë ligjin e nënshtetësisë për fëmijët që lindin në SHBA, Gjykata pezullon përkohësisht urdhrin e Presidentit
23 Janar, 21:40
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA
23 Janar, 19:23
-
SHËNIM/ Berisha shkruan për Trump letrën më servile të jetës së tij! Pas atyre për bllokmenët komunistë
23 Janar, 18:22
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
Presidenti Trump në Forumin e Davosit: Kievi, i gatshëm për një marrëveshje! Dua të takoj Putinin së shpejti! Arabia Saudite dhe OPEC të ulin çmimet e naftës! BE na trajton keq
23 Janar, 17:45
-
Fox News: Oficerët e emigracionit arrestuan qindra emigrantë pa dokumente
23 Janar, 16:52