MOSKE- Shefi ekzekutiv i gjigantit të naftës franceze ‘Total’, Christophe de Margerie ka humbur jetën pasi avioni i tij privat u përplas me një borëpastruese gjatë uljes në aeroportin VNUKOVO të Moskës.
63-vjeçari De Margerie humbi jetën në çast bashkë me tre anëtarë të ekuipazhit të avionit. Përplasja ndodhi mbrëmjen e vonë të së hënës teksa avioni po nisej për në Paris. Komitetit hetues i Rusisë bëri të ditur se shoferi i borëpastrueses, i cili kishte qenë i dehur i ka mbijetuar goditjes. Ndërkaq, është është vënë në pikëpyetje fakti përse avioni është nisur për fluturim gjatë kohës që ishte ende në pistë.
Mediat ruse publikuan edhe pamjet dramatike të skenës pas përplasjes. 63-vjeçari de Margerie ishte në listën e pjesëmarrësve të ftuar nga qeveria ruse në takimin me investitorët e jashtëm në Gorki, në afërsi të Moskës. Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili përdorte zakonisht seksionin VIP të aeroportit VNUKOVO, i dërgoi sot një telegram ngushëllimi familjes së bosit gjigant të naftës.
Ndërsa kryeministri Valls tha se Franca humbi një nga liderët e jashtëzakonshëm të biznesit francez në botë. ‘Total’ është një nga investitorët kryesorë të huaj në Rusi, por e ardhmja e kompanisë atje pësoi një rritje shumë të vogël pas rrëzimit të Malaysian MH17 në Ukrainën lindore, çka çoi edhe në përkeqësimin e marrëdhënieve të Perëndimit me Rusinë.
Redaksia Online
/Shqiptarja.com

VIDEO