Tetë persona mbetën të plagosur, pasi një automjet hyri mes një turme tifozësh meksikanë në “Sheshin e Kuq” në Moskë. Ata u dërguan menjëherë në spital, ku mësohet se një grua ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia e Moskës tha se shoferi është një 28-vjeçar nga Kirgistani. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë të plotë të gjithë skenën, ndërsa janë ngritur pikëpyetje nëse sulmi ka qenë aksidental apo i qëllimshëm.

Në pamje duket qartë momenti kur shoferi devijon nga rruga duke u futur me shpejtësi në trotuar për të marrë përpara njerëzit.

Sapo automjeti ka ndaluar, disa persona janë afruar për të kapur autorin, por siç shihet ai u largua me shpejtësi. Pasi arrin t’u shpëtojë atyre, kalimtarët vrapojnë për ta ndjekur, ndërsa e  ka prangosur policia.

Fillimisht u dyshua shoferi mund të ketë qenë i dehur, ndërsa burimet e Interfax pretendojnë se shoferi ishte në gjendje të përgjumur.

Policia e Moskës është duke hetuar për të zbardhur të plotë ngjarjen. Tifozët meksikanë po përgatiteshin për të ndjekur nesër sfidën Meksikë-Gjermani. Kujtojmë që dje ISIS paralajmëroi sulme gjatë Botërorit, qe po zhvillohet ne Rusi.

 

Ora 18:59
FOTO/Moskë, makina futet mes turmës, 7 tifozë meksikanë të plagosur