MOSKË, 17 dhjetor /ATSH-AFP/ - Rusia disponon burimet e nevojshme për të frenuar krizën më të rëndë monetare të këtyre 15 viteve të fundit pa prekur burimet e ekonomisë së tregut, theksoi sot kryeministri rus, Dmitri Medvedev.
Kryeministri, i cili drejtoi një takim urgjent me ministrat e tij të sektorit ekonomik dhe drjetuesit e grupeve të mëdha eksportuese hodhi poshtë çdo rregullim shumë strikt të tregut duke shtuar se kjo nuk do të sillte asgjë të mirë.
"Vendi disponon burime monetare të nevojshme për arritjen e objektivave ekonomikë. Ai ka gjithashtu ka intrumentet e nevojshme financiare për të garantuar kërkesën korresponduese", theksoi ai.
"Vepimet tona të ardhshme duhet të bazohen në mekanizmat e tregut", shtoi Medvedev./
/ec/