MOSKË, 9 korrik /ATSH-ANSA/ - Italia është e gatshme të mbështesë dialogun e energjisë midis BE-së dhe Rusisë për ndërtimin e gazsjellësit "South Stream", i projektuar për të siguruar gazin rus në Evropë duke anashkaluar Ukrainën, ritheksoi në një intervistë për agjencinë ruse të lajmeve, Itar-Tass, ministrja e Jashtme italiane, Federica Mogherini. "Për Italinë 'South Stream'-i ka qenë gjithmonë një projekt strategjik i rëndësishëm sepse ndihmon për të diversifikuar rrugët për furnizimin me gazin rus, për forcimin e sigurimit të energjisë për Italinë dhe për Bashkimin Evropian", deklaroi Mogherini. "South Stream'-i duhet respektuar dhe ne jemi të gatshëm për të punuar për promovimin e dialogut mes Rusisë dhe BE-së lidhur me këtë", shtoi ajo./ /l.q/ a.jor.
/Shqiptarja.com











