/ATSH-TASS/ - Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij egjiptian, Sameh Shukri diskutuan për gjendjen në Siri gjatë një bisede telefonike, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.

"Lavrov dhe Shukri shkëmbyen pikëpamjet mbi zhvillimet në Lindjen e Mesme duke i kushtuar vëmendje të posaçme situatës në dhe përreth Sirisë", tha ministria e sipërcituar me anë të një deklarate.

"Dy zyrtarët e lartë theksuan domosdoshmërinë për përpjekje më aktive politike dhe diplomatike për zgjidhjen e krizës siriane bazuar mbi arritjen e konsensusit mbi mënyrat e tejkalimit të diferencave të brendshme politike duke respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit", shtoi ajo.
"Dy diplomatët diskutuan edhe çështje praktike përsa i takon të ardhmes së zhvillimit të bashkëpunimit ruso-egjiptian në politikën e jashtme", tha ministria.