MOSKË, 1 korrik /ATSH-AFP/ - Gjiganti rus Gazprom konfirmoi sot ndërprerjen e livrimeve të gazit në Ukrainë pas njoftimit një ditë më parë nga Kievi për ndërprerjen e të gjitha blerjeve të gazit në Rusi pas dështimit të negociatave për çmimin.
"Ukraina nuk ka paguar për livrimet e gazit për muajin korrik. Duke nisur nga ora 10 e mëngjesit të 1 korrikut, livrimet e gazit nga Gazprom në Ukrainë u ndërprenë.
"Gazprom nuk do të livrojë gaz në Ukrainë, kushdo qoftë çmimi, ", deklaroi drejtuesi i Gazprom, Alexei Miller, në një komunikatë.
Kjo ndërprerje e livrimeve nuk duhet të kërcënojë në mënyrë serioze furnizimin me gaz rus të Bashkimit Evropian, gjysma e të cili tranzitohet nga territori ukrainas. Kompania publike ukrainase "Naftogaz" premtoi dje në një komunikatë se do të vazhdojë të sigurojë të gjithë tranzitin e gazit rus drejt klientëve të tjerë evropianë.
Marrëveshja për livrimet e gazit rus në Ukrainë përfundoi dje pa asnjë marrëveshje mbi çmimet me Gazpromin gjatë negociatave në Vjenë në të cilat merr pjesë gjithashtu BE./
/ec/












