Agjentët e doganës në aeroportin e Moskës, kanë zbuluar në një valixhe që ishte në pronësi të një gruaje që udhëtonte nga Indonezia në Rusi, një kopsht të vërtetë zoologjik.

Skaneri i kontrollit të agjentëve zbuloi peshën prej 27 kilogramë, që i bëri agjentët të kuptonin se diçka nuk shkonte. Kur e hapën, në brendësi gjetën 108 kafshë ekzotike.

Agjentët u tmerruan kur panë 55 gjarpërinj, 35 hardhuca dhe 7 breshka, por jo vetëm.
Në valixhe ishin fshehur edhe 6 ketra, dy majmunë, madje edhe një këlysh tigri, që sipas ekspertëve, ishte një leopard, një specie në rrezik zhdukjeje. 

Një pjesë e këtyrë kafshëve kishin ngordhur gjatë rrugës. Kafshët ishin paketuar në kafazë të ngushtë e kuti plastike, kurse gjarpërinjtë ishin vendosur në një çantë të punuar me dorë.

Me këtë veprim, gruaja rrezikon deri në 7 vjet burg.

valixhe
valixhe
valixhe

  Redaksia Online
  (Al.h/shqiptarja.com)