MOSKË, 7 korrik /ATSH-TANJUG/ - Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi gjatë një vizite në Moskë se Serbia do të donte të bëhej anëtare e Bashkimit Europian, por pa prishur marrëdhëniet me Rusinë. "Kurrë nuk e kam mohuar se Serbia dëshiron të bëhet pjesë e BE-së, por në këtë moment të vështirë Serbia nuk dëshiron të dëmtojë marrëdhëniet miqësore me Rusinë", deklaroi Vuçiç për gazetarët, pas takimit me kryeministrin rus, Dmitri Medvedev në Moskë. Vuçiç theksoi se Serbia mbështet të gjitha iniciativat për paqe të presidentit rus, Vladimir Putin në lidhje me Ukrainën. Ai vuri në dukje se vendi i tij mbështeste edhe qëndrimin e Gjermanisë për këtë çështje. "Serbia dëshiron një zgjidhje paqësore për ngjarjet që po ndodhin në Ukrainë", tha Vuçiç./ /k.ll/ a.jor.