Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë ku i kërkon të shqyrtojë konfliktin e kompetencave që janë krijuar nga moskonstituimi i Kuvendit.
Deri tani janë djegur 50 seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, pasi deputetët nuk kanë arritur të gjejnë një dakordësi.
Duke marrë shkas nga kjo situatë e paprecedentë në Kosovë, Presidentja Osmani i ka kërkuar Kushtetueses që të zgjidhë konfliktin e kompetencave dhe pasojave juridike nëse Kuvendi nuk arrihet të konstituohet deri më 2 Korrik.
“Sot, në përmbushje të përgjegjësisë sime kushtetuese, për të garantuar funksionimin demokratik dhe kushtetues të institucioneve të vendit kam paraqitur kërkesë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës për të shqyrtuar konfliktin e kompetencave kushtetuese të krijuara nga moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës. E paraqita këtë kërkesë pas një situate të paprecedentë në jetën institucionale të vendit tone”, tha Presidentja Osmani.
Sipas Vjosa Osmanit, në horizont nuk duket asnjë kompromis mes partive politike që mund t’i japë zgjidhje ngërçit për konstituimin e Kuvendit brenda 30 ditëve, siç kishte urdhëruar Gjykata Kushtetuese.
Për këtë arsye, Osmani i kërkoi Kushtetueses, që afatin 30-ditor, që skadon më 26 Korrik, ta pezullojë deri në sqarimin e situatës pas kërkesës që ka bëri ditën e sotme.
Në përfundim, Presidentja Osmani tha se nëse arrihet marrëveshja për konstituimin e Kuvendit, ajo do të tërheqë kërkesën e dorëzuar në Kushtetuese.
Komente










Ne vend qe te jepni shembull nderkombetareve se jeni ne gjndje te krijoni nji qeveri por tani ju qeshin dhe mendojne se nuk jeni te afte,nji Albin nuk mund te fitoj kunder 10 antareve te tjere pro Serbe ,keshtu mundet edhe ta humbasni pavaresine e Kosoves vetem vazhdoni keshtu por ma vone nuk mundet te reparohet nuk kam menduar kure qe Kosova paska kaq shum tradhtare Shqipetare.
Përgjigju