/ATSH-AFP/ - Tre muaj para zgjedhjeve legjislative, Ministria kanadeze e Financave dhe shërbimi buxhetor i Parlamentit publikuan sot analiza të ndryshme për financat publike, e para konfirmon rikthimin e ekuilibrimit dhe e dyta njofton për një deficit prej një miliardë dollarësh.
Situata ekonomike vazhdon të përkeqësohet në Kanada këto muajt e fundit, për të hyrë në recesion në sfondin e rënies së çmimeve të naftës, ndërkohë që ky vend është një prodhues i madh.
Para publikimit të shifrave zyrtare të rritjes ekonomike në fillim të muajit shtator, guvernatori i bankës qendrore, Stephen Poloz konfirmoi se kishte një javë që PBB-ja reale ishte kontraktuar gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit", sipas definicionit teknik për një recesion.
Përballë përkeqësimit të ekonomisë, partitë e opozitës i kishin kërkuar Shërbimit buxhetor të Parlamenti të jepte një informacion për buxhetin 2015/2016.