Mospagesa e energjisë, qytetarët
privohen nga shërbimet publike

Mospagesa e energjisë, qytetarët<br />privohen nga shërbimet publike
TIRANE- Të qenit debitor prej mospagesës së faturës së energjisë elektrike, do t'i privojë qytetarët nga marrja e disa shërbimeve të domosdoshme publike. Disa prej këtyre shërbimeve ku duhet të keni me vete edhe librezën e dritave janë: regjistrimi i automjeteve, transferimi i pasurive të paluajtshme, rinovimi i licencave, e deri në lëvrimin e fondeve buxhetore, të cilat ndërpriten në rast se nuk paguhen detyrimet e energjisë.
 
Kjo është ajo çfarë parashikon strategjia e re e qeverisë, për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura në sektorin energjetik. Ajo synon ndër të tjera edhe evidentimin dhe shlyerjen e detyrimeve të vitit 2013, nga institucionet publike deri në fillim të muajit të ardhshëm. Ky borxh kap shifrën e 10 miliardë lekëve.

Për të parandaluar krijimin e borxheve të reja të energjisë për institucionet shtetërore, strategjia parashikon: ndërprerjen e alokimeve buxhetore; shlyerjen e detyrimeve të energjisë para regjistrimit të mjeteve të motorizuara, transferimit të pasurisë së paluajtshme dhe të ripërtëritjes vjetore të licencave të automjeteve, si dhe ndërprerjen e energjisë për institucionet publike, përjashtuar disa shërbime jetike që kryhen nga këto institucione (si p.sh.: spitalet, konviktet, burgjet).

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç