Mosrakordimi i shifrave të votave, Glover: Shpresoj të mos jenë mbushje fiktive të kutive

Kryesuesja e misionit të OSBE/ODIHR, Audrey Glover u pyet gjatë konferencës në lidhje me mosrakordimin e rezultateve të pjesëmarrjes sipas informacionit paraprak të KQZ-së dhe ato që po dalin nga numërimi i votave. Glover tha se sapo e ka mësuar këtë informacion pasi vëzhguesit e OSBE/ODIHR janë ende në proces raportimi, por tha se shpreson që autoritetet ta zbardhin këtë ngjarje dhe të mos kemi të bëjmë me ndryshime fiktive të votave.

"Në lidhje me numrin e votuesve që raportohet se është më i vogël sesa numri i votave. Në fakt sa po e dëgjoj këtë gjë. Sic thashë, ne jemi duke marrë akoma informacion nga vëzhguesit. Shpresoj që autoritetet të jenë duke e parë nëse kemi të bëjme me mbushje fiktive të kutive të votimit, por që do të ishim shumë të interesuar për të ditur më shumë për këtë çështje", u shpreh Glover.

A do të kthehej sërish në Shqipëri për të monitoruar procesin nëse zgjedhjet e 30 qershorit do të përsëriteshin? Glover thotë se do të ishte kënaqësi për të, por shton se këtë e vendos OSBE/ODIHR pasi monitoron situatën në vend.

"Unë do kisha dëshirë të kthehesha sërish në Shqipëri, por nuk më takon mua të vendos. Do duhej që sërish të na bëhej një ftesë dhe nëse e merr këtë ftesë OSBE/ODIHR do të dërgonte një mision fakt-mbledhës për të parë se si është situata, dhe pastaj të vendoste nëse do të duhej të dërgonte një mision vëzhgues për zgjedhjet apomjo dhe nëse do ta dërgonte cfarë lloj misioni do të ishte ky",  u shpreh kryesuesja e misionit vëzhgues.


Lajmi kryesor:

OSBE/ODIHR kritika për politikën shqiptare: Zgjedhjet janë për votuesit, jo për politikanët (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë